Hoxhë Omer Bajrami

Kanali zyrtar i hoxhës së nderuar Omer Bajrami

Hoxhë Omer Bajrami është i lindur në vitin 1985 në Saraj të Shkupit. Mësimet fillestare i mori para prindit të tij, Dr. Zekerija Bajrami, ndërsa në vitin 1995 filloi hifzin e Kuranit para hoxhës së tij Mahmud Asllani, të cilin e përfundoi në vitin 1997. Më pas, në vitin 1999 ai u regjistrua në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, të cilën e përfundoi me sukses në vitin 2003. Pas kryerjes së medresesë, mësimet i vazhdoi në Kajro – Egjipt. Derisa në shtator të vitit 2009, përfundoi studimet dhe diplomoi në drejtimin e përgjithshëm të studimeve Islame.

Pas përfundimit të studimeve, ai filloi ligjerimin e tij në xhamia të ndryshme në vend dhe në diasporë. Ndërsa në vitin 2022, mori dekretin nga BIM për të qenë Ligjerues (Hatib) në xhaminë me dy minare në Saraj.

Shpresojmë që Allahu t’u jep sinqeritet dhe sukses të gjithë atyre që mundohen për përhapjen e fesë së pastër Islame. Amin