Top News – SPAK dërgoi për gjykim Belerin, kërcënon Greqia: Po informojmë ndërkombëtarët

Описание к видео Top News – SPAK dërgoi për gjykim Belerin, kërcënon Greqia: Po informojmë ndërkombëtarët

Pak pasi SPAK vendosi të dërgojë për gjykim në GJuykatën Speciale të Korrupsionit dhe Krtimit të Organizuar kryebashkiakun e HImarës, Fredi Beleri, ka reaguar edhe Athina zyrtare.
Sipas burimeve diplomatike greke, Ministria e Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë të Greqisë mbi çfarë po ndodh.
“Njoftimi i sotëm i Prokurorisë së Posaçme Shqiptare kundër Korrupsionit në lidhje me aktakuzën e kryetarit të zgjedhur të Heimarrës, z. Fredi Beleri dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij në një gjyq nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në thelb parandalon rezultatin e procesit, duke shkelur të drejtën e gjykimit të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, duhet të respektojë rreptësisht. Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vazhdojnë t’i heqin zotit Beleri të drejtën politike për të bërë betimin dhe ushtrimin e detyrave që i janë ngarkuar nga qytetarët e Himarës. Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologen e tij shqiptare në bisedën e tyre telefonike sot”, theksoi pala greke.
Fredi Beleri u arrestua në flagrancë duke blerë vota për kandidaturën e tij për bashkinë e Himarës, një javë para zgjedhjeve të 14 majit, por ndonëse në burg, ai ia doli të fitonte zgjedhjet. Gjithsesi Beleri nuk është betuar ende, pasi mbahet në burg që prej arrestimit dhe SPAK referoi dosjen e tij për gjykim në GJKKO.
Greqia ka qendruar vazhdimisht në krah të Belerit, duke bërë presion të vazhdueshëm që ai të lirohet dhe t’i jepet mundësia të ushtrojë detyrën, teksa ka kërcënuar se do të ndikojë në ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#TopNews#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке