Teksti: Artur Balli
Muzika: Bruko Broadcast radio
Këngë origjinale
https://brukobroadcastradio.webradios...
#arturballi
#brukobroadcastradio
#dëgjoedheti
A s’u lodhe duke qenë kaq e bukur!
Gjith’ një jetë, njësoj mbetur
Grua plagë dhe melhem, njëkohësisht
Për çdo sy e shpirt të djegur
Ti, krenare ec mes njerzish, e paprekshme,
E pafjalë, indiferente.
Në çdo sjellllje, e përmbajtur, e kujdes’shme
Ndoshta, bën si e pandjeshme!
Gjithë jetën, ty tu desh të ecje hijshëm
Gjithë jetën, pa ndryshuar,
Mes dekoresh të qytetit edhe jetës
Një imazh i adhuruar.
Edhe pyes, a nuk u lodhe ndonjëherë,
Duke mbetur kaq e bukur?!
Të pëlqen kështu të jesh a ndryshe s’mundesh?
Je a s’je, vërtet, e lumtur!?
S’të merr malli që të dalësh, hera herës,
Rrugës, pa u vënë re?
Ja ashtu, me flok’t e verdha, shpupurisur,
Pa bërë fare tualet?
S’u mërzite së dëgjuari parreshtur
Psherëtima admirimi!
Nuk u vele komplimetash, përbetimesh
Po si nuk t’u sos durimi!
Ti, statujë të kishe qenë, e mermertë
Do të ishe bërë thërrime
Shigjetuar keq, pafund, nga burrat, djemtë
Me shigjetat zjarr – vështrime.
Prapë pyes, a nuk u lodhe ndonjëherë,
Duke mbetur kaq e bukur?!
Të pëlqen kështu të jesh a ndryshe s’mundesh?
Je a s’je, vërtet, e lumtur!?
Информация по комментариям в разработке