Përballja burrë e grua sjell akuza tradhëtie/23-vjeçarja: Nuk ika me të dashurin, ika prej....

Описание к видео Përballja burrë e grua sjell akuza tradhëtie/23-vjeçarja: Nuk ika me të dashurin, ika prej....

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
U martua me mblesëri me dëshirën për të krijuar një familje, por fati nuk ishte në favorin e saj. E dhunuar dhe keqëtrajtuar nga bashkëshorti i saj, e reja Alda Bogdani kërkon të divorcohet dhe të ketë kujdestarinë e fëmijve. Ishte viti 2015, ku Alda Bogdani nga Velçani i Progradecit, u njoh me mblesëri me Idajet Bogdani, 36 vjeçarin nga Rrajca. Një vit më vonë ata vendosën të martoheshin dhe të fillonin jetën e tyre të re. Ata u bënë prindër të dy djemve, 9 dhe 3 vjeç. Jeta e Aldës do të ndryshonte dhe kalvari i vuajtjeve të saj do të fillonin pas lindjes së djalit të madh, ku Idajeti do të ushtronte dhunë ndaj saj. E gjendur në këtë situate, Alda vendos ta denoncoj burrin e saj në polici. Alda merr urdhër – mbrojtje dhe fëmijët me vendim të psikologes së policisë, Mirela Dashi të jetojnë me babain. Ndërkohë, nga ana tjetër Alda pretendon se psikologia është paguar për këtë vendim. Asaj i është komunikuar nga psikologia që fëmijët do të përfundojnë nën kujdestarinë e shtetit.Alda merr guximin të largohet nga fshati në 5 Qershor të këtij viti dhe të zhvendoset në kryeqyet së bashku me të dashurin e saj 35 vjeçar, Lirim Dulaj. Çifti i ri u njohën në rrjete sociale dhe kanë vendosur të bashkëjetojnë. Idajeti është në dijeni të kësaj marrdhënie, por nuk i ka thënë asgjë. Kjo pasi sipas Aldës, Idajeti e ka tradhëtuar atë. Alda kërkon të divorcohet nga bashkëshorti i saj dhe të marrë në Tiranë të dy djemtë që momentalisht jetojnë me babain.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке