Intervistë me Jaho Salihin / A është penduar ai për vrasjen e Azem Hajdarit - (12 Shtator 2003)

Описание к видео Intervistë me Jaho Salihin / A është penduar ai për vrasjen e Azem Hajdarit - (12 Shtator 2003)

Lajme Arkiva - TV Klan 2003

Gazetar: Zylyftar Bregu

Pas 5 vitesh që nga vrasja e liderit demokrat Azem Hajdari, një nga protagonistët dhe të dënuarit e kësaj vrasje, Jaho Salihi ndihet i penduar vetëm për një gjë, që është gjendur sipas tij, pa dashje në atë vend. E në pozitat e dëshmitarit të krimit, Salihi ia vesh autorësinë e masakrës së 12 Shtatorit, shokut të tij Fatmir Haklaj.

Gazetar Zylyftar Bregui:- A ndiheni i penduar?

Jaho Salihi:- “I penduar për çfarë”?

Gazetari Zylyftar Bregu:- Që keni marrë pjesë në këtë ngjarje.

Jaho Salihi:- “Po normale, unë e kam thënë publikisht disa herë, e kam thënë në gjykatë, që mua më vjen keq që jam ndodhur në vendngjarje, por unë s’e kam ditur se çfarë ka ndodhur. E kam thënë edhe në sallë të gjyqit. Unë kam qenë në vendngjarje, por nuk e kam ditur se çfarë ka ndodhur. Më vjen keq normal, por këtu gabimi im i vetëm është për atë që ndjej veten fajtor është që mua më ka sjellë në Tiranë Fatmiri, në një kohë që mund ta kisha shmangur. Në besim e sipër më kanë sjellë dhe aty në vendngjarje nuk e kam ditur se do të bëjmë ashtu. Kam kujtuar se do takonte miqtë e vetë, por jo se do të ndodhte ajo ngjarje. Është edhe logjike, unë kam shëtitur atë ditë gjithë ditën nëpër Tiranë, kam folur dhe me miqtë e mijë, me shokët e mijë, kam pirë kafe në 2-3 lokale, të shkojë në darkë të marrë pjesë në një vrasje, ajo është jashtë logjike ajo punë, por ndodhi është diçka që ka ndodhur dhe nuk zhbëhet më”.

Gazetari Zylyftar Bregu:- Sikur të kthehej koha mbrapa, çfarë do të bëje ndryshe atë ditë?

Jaho Salihi:- “Unë s’do isha i pranishëm. Ndoshta ngjarjen s’mund ta kisha ndalur, por unë i pranishëm s’do isha”.

Jaho tregon se Fatmiri është edhe autori i vrasjes pa dashje së Naim Çangut, që e kishin shokun e tyre. Duke kujtuar këtë natë dhe kohën pas kësaj Salihi tregon, se rrugës nuk i ka ndaluar asnjë patrullë policie.

Jaho Salihi:- “Asgjë, në makinë kemi qenë unë dhe Fatmiri dhe Naim Çangu, për të tjerët nuk e di, ata mund të kenë qenë, por unë s’i kam parë”.

Gazetari Zylyftar Bregu:- Po me Naim Çangun ç’ndodhi më pas?

Jaho Salihi:- “Ka vdekur në spital ai, është plagosur aty pa dashje nga Fatmiri dhe ka vdekur në spital. Në spital unë jam prezantuar si shef i policisë së Tropojës, e dinë mirë ata policët që erdhën në sallë të gjyqit, pavarësisht se nuk tha. Një njeri që bën diçka me paramendim, që paramendohet vrasje, si shkohet në spital e thuhet jam filani, mund të jepja emër tjetër, por jo të thoja jam filani”.

Gazetari Zylyftar Bregu:- Po gjatë rrugës kur jeni kthyer për në Tropojë, u ka ndaluar policia?

Jaho Salihi:- “Asnjë, si të na ndalonte policia, ne me makinë policie”.

Edhe pse gjithë shkallët e gjyqësorit shqiptar e kanë lënë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm, Salihi pohon se nuk do të resht përpjekjet për të fituar lirinë, mbase edhe deri në Strasburg.

Jaho Salihi:- “Nuk ka leverdi as shteti të më mbajë brenda o vëlla, si leverdis. Po normal, po s’vendosën gjykatat shqiptare, do vendoset në Strasburg. Atje nuk më njohin, atje nuk pranojnë ndërhyrjet e politikës dhe të askujt në botë. Atje njohin faktet, fakte nuk ka”.

Në qelitë e burgut të sigurisë së lartë 302, jeton i vetëm dhe nuk lejon askënd nga jashtë të futet në dhomën e tij, thotë se gjithë ditën lexon dhe sheh televizor, ndërsa këmbëngul dhe kërkon të sqarojë opinionin, se transferimi i familjes së tij jashtë atdheut është bërë vetëm nga miqtë e tij dhe nga asnjë politikan apo pushtetar.

Jaho Salihi:- “Duhet të sqaroj dhe diçka, familjen Jahos nuk ia ka larguar asnjë person që ka lidhje me shtetin, ose me politikën. Është aluduar shumë se gjoja mua më ka larguar familjen shteti, familjen tim e kanë larguar miqtë e mi, shokët e mi, që nuk jetojnë në Shqipëri fare, s’kanë lidhje me politikën, as me pushtetin”./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке