Rama, vizitë tek familja e Hashim Thaçit në Kosovë

Описание к видео Rama, vizitë tek familja e Hashim Thaçit në Kosovë

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai u prit nga familjarët e Thaçit në shtëpinë e tyre në Burojë të Skënderajt.

Siç raporton KlanKosova, Rama ka qëndruar për rreth 20 minuta, së bashku me katër ministra, ndërsa është pritur nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Vlora Çitaku, kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku. Kryeministri shqiptar shkëmbeu edhe dhurata me familjen e Thaçit.

Vizita vjen pas asaj në Hagë, ku Rama e vizitoi Thaçin në qelitë e burgut të Haglendenit, në të cilin ndodhet prej dhjetorit të 2020-s.

Kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi sot drejt Kosovës, ku nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, në Prishtinë./tvklan.al

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке