Asadi mbeshtet kurdet kunder Erdogan

Описание к видео Asadi mbeshtet kurdet kunder Erdogan

Turqia duhet të llogarisë tashmë edhe ushtrinë e Presidentit sirian, Bashar al-Asad në sulmin që po kryen në veri të Sirisë kundër militantëve kurdë. Këta të fundit lidhën aleancë me Damaskun dhe ushtria siriane është rikthyer në rajonet kurde. Aty nuk shkelte që në vitin 2012, kur u zmbraps nga forcat anti-qeveritare, më pas edhe nga xhihadistët e Shtetit Islamik.

Këto pamje tregojnë momentet kur trupat e Bashar al-Asadit hyjnë në qytezën Ain Issa, ku në fundjavë u zhvilluan luftime të ashpra mes militantëve kurdë dhe ushtrisë turke.

Veç objektivave të grupeve të militantëve kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë, viktimat nuk kanë munguar as nga radhët e civilëve. Për këtë Turqia është vënë në qendër të kritikave. Shefja e diplomacisë europiane, gjatë mbledhjes me ministrat e Jashtëm Evropianë në Bruksel kërkoi nga vendet anëtare të bllokojnë shitjen e armëve për ushtrinë turke.

Edhe Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sanksione të ashpra ekonomike ndaj Turqisë. Analistët parashikojë që sulmi turk në Siri, të krijojë një çarje në marrëdhëniet e ngrohura së fundi mes Erdoganit dhe Putinit, pasi Kremlini duhet tashmë të vazhdojë të ndihmojë ushtrinë e aleatit të përhershëm Bashar al-Asad në betejën për të mbrojtur kurdët.

Tv Klan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке