Fëmijët e Bulqizës braktisin shkollën për të punuar në miniera - (12 Qershor 2008)

Описание к видео Fëmijët e Bulqizës braktisin shkollën për të punuar në miniera - (12 Qershor 2008)

Lajme arkiva 2008

Minierat dhe stoqet e Kromit në Bulqizë prej vitesh janë kthyer në thesarin e vetëm për mbijetesën e banorëve të zonës, punës për mbledhjen dhe më pas shitjen nuk i kanë shpëtuar as fëmijët që shumë herë detyrohet të braktisin shkollën dhe lodrat për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
Si të gjithë banorët e zonës ata kanë dëgjuar për fatkeqësitë e shumta në minierë, por kjo nuk i pengon të ngjiten çdo ditë në masivet e kromit, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

“Nuk e di se e kujt është, këtu nuk na lënë të punojmë rojet, vijmë pasdite për të kapur një 5 mijë lekësh ose një 10 mijë lekësh, por nuk na lenë rojet. Nja 50 kg.”

Gazetari: Sa shitet kg?

“120 lekë”

“Erdhi policia, ne s’na lenë, na thoni ikni se vriteni.”

Kromin e mbledhur fëmijët e shesin në firmat private që administrojnë stoqet e mineralit, të cilat më pas e tregtojnë atë jashtë vendit. Vitet e fundit vlera e kromit në bursat ndërkombëtare ka njohur një rritje të madhe duke bërë që kompanitë minerare të rrisin ndjeshëm interesin, për vendet që përveç pasurisë së kromit garantojnë edhe krah të lirë pune pavarësisht moshës dhe kritereve profesionale./tvklan.al

Gazetar: Neki Feta


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке