’Pa Gjurme’ e gjen pas 41 vitesh, nëna refuzon të birin: S’linda më fëmijë, por mbrapa s’kthehem

Описание к видео ’Pa Gjurme’ e gjen pas 41 vitesh, nëna refuzon të birin: S’linda më fëmijë, por mbrapa s’kthehem

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, Bensik Rika nga Kuçova gjen nënën biologjike. Emocione të papërshkrueshme për 41-vjecarin kur për herë të parë ai sheh imazhin e gruas që e solli në jetë. ’Pa Gjurmë’ gjen 64-vjeçaren nga Durrësi, Rudina. , ajo e cila në vitin 1981 solli në jetë një djalë, të cilin më pas do ta braktiste në maternitet. Foshnja u birësua pa mbushur ende një vjeç nga çifti Xhezmie dhe Qani Rika nga Kuçova. Historia e Besnikut preku zemrat e mjaft qytetarëve, më së shumti atyre nga qyteti i Durrësit, ku ky sekret u mbajt i fshehur për afro 41 vitesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Shega, Besnik Rika mëson të vërtetën e jetës, ndërsa moderatorja Odeta Dume i komunikon lajmin e mirë.
Odeta Dume:Ne ta kemi gjetur nënën Besnik
Besnik Rika:Jooo ku është. Është këtu? Ka ardhur?
Odeta Dume:Nuk e di, nuk shoh gjë. Besnik e di që je pushtuar nga emocionet...
(Qan bashkëshortja Shega)
Besnik Rika: Jam i përgatitur për gjithçka
Minutat në vijim të transmetimit live bëhen edhe më emocionuese, pasi për Bensikun nuk është e lehtë të dëgjojë atë se çfarë do të komunikonte nëna biologjike, e cila sot jeton në Itali.
Rudina Gj.:Unë e dëgjova këtë, se e ndjek programin tuaj. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur 41 vite parë. Më vjen keq, se nuk kishte bërë një jetë të mirë. Mgjth unë e kam mbyllur këtë muhabet kam familjen time tani, jam e martuar dhe kam 20 e ca vjet dhe këtë histori unë e kam patur tepër sekrete. Atëherë kam qenë e re, ndodhi dhe nuk dija ku me e mbajt, rrethanat dhe kaq.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке