Perendite Pellazge sipas Autoreve antike dhe e verteta Herodoti 6(Lexo me poshte)

Описание к видео Perendite Pellazge sipas Autoreve antike dhe e verteta Herodoti 6(Lexo me poshte)

Subscribe. Shumë nga studiusit tanë perënditë pellazge që janë adhuruar në Epir, Iliri, Paioni, Dardani dhe Maqedoni i quajnë perëndi greke, kjo për faktin e thjeshtë se, në antikitet, ato janë adhuruar nga helenët. Ndërkohë që edhe vetë helenët në periudhën prehistorike, kur ata nuk quheshin të tillë dhe nuk flisnin këtë gjuhë, greqishten e vjetër, por pellazgjishten, ata njiheshin me emrat e tyre pellazgë si arkadianë, minianë, thesalianë, jonianë, dorianë, eolianë, beotianë, etj, dhe ata njësoj si të parët tanë, adhuronin perënditë pellazge si Zeusin, Hadin, Poseidonin, Herën, Apollonin, Aresin, Artemidën, Hermesin, etj; të cilët, pa ndërprerje, vazhduan t’i adhuruan edhe kur ata ndëruan emrat dhe gjuhën, por që nuk ndryshuan etninë.
Që panteoni i Olimpit nuk është helen, por pellazg, e tregojnë mjaft autorë të lashtë, ku i pari ishte Homeri, i cili tek “Iliada” dhe “Odisea” tregon se këto perëndi adhuroheshin në pjesën më të madhe të brigjeve mesdhetare. I dyti është babai i historisë së Greqisë së Lashtë, Herodoti. Por edhe Virgjili tek Eneida tregon për adhurimin e të ashtuquajturave perëndi greke në Lacium.
Kështu, Trojanët në Azi të Vogël nderonin, ato që sot quhen perëndi greke. Në mbështetje të kësaj na ndihmon përsëri Iliada ku tregohet se në Trojë kishin tempuj Hera, Athinaja, Apolloni dhe Afërdita. Madje, Athinaja, armike e trojanëve, kishte tempull brenda kalasë së Trojës në akropol. Ja si përshkruhet ky fakt në Iliadë; “...Ndërkaq ti, Hektor, rend në qytet fluturimthi, i thuaj nënës t’mbledhë zonjat e rënda, me to të ngjitet në kala n’tempull të Athinës sykaltër dhe të çelë portat e faltorës së shenjtë, t’i verë në prehër Athinë flokartës velin më të madh dhe më të bukur, që i pëlqen më tepër n’pallat mbretëror; edhe t’i taksë hyjneshës dymbëdhjetë mëzorë motakë dhe të pambrejtur, për t’ia bërë fli, që të mëshirojë qytetin, nuset trojane dhe të njomat foshnja, dhe të shporrë larg nga Ilioni i shenjtë Diomedin...” Siç e thamë më lart, të njëjtat perëndi pellazge janë adhuruar edhe në gadishullin Apenin, pavarësisht se këto perëndi, në periudhën që ky gadishull ra nën sundimin romak, këta të fundit, për t’u dalluar nga të tjerët, këtyre perëndive u ndryshuan emrat, duke i paraqitur me këtë rast, si perëndi të veçanta të tyre dhe të kulturës e qytetërimit të tyre, dhe që nuk kishin kurrëfarë lidhje me popujt e tjerë mesdhetarë: Kronin e quajtën Jupiter; Zeusin - Jovi; Herën - Junona; Artemidën apo Artemisën - Diana; Hefestin - Vullkan; Aresin - Mars; e kështu me rradhë i gjithë panteoni pellazg. Provë për këtë, që para qytetërimit të tyre perënditë emërtoheshin me emrat e vjetër pellazgë, është fakti, i përshkruar nga Virgjili tek “Eneida”, se Athinaja, kjo perëndi pellazge, kishte tempull në akropol të qytetit të Laciumit, ku qytetarët e lartë të tij i luteshin për mbrojtje në rastin kur Enea me aleatët e tij e sulmoi qytetin:
“Ashtu dhe Mbretëresha e Laciumit, Amata, me një turmë të madhe zonjash po drejtohej lart atje në qytezë, tek tempulli i Palladës plot me dhurata në duar dhe përbri po e shoqëronte vajza e saj Lavinia, shkaktarja e atyre të zezave të mëdha me ata sytë të bukur krejt përdhe. Hyjnë gratë në tempull hedhin erë timian dhe nga një prag i lartë nisin dhe luten me zë të dhimbshëm: O Tritonia e virgjër, ti luftëtarja e fortë, ti zonja e luftës, coptoja heshtën me duart e tua cubit frigjian (Eneas) dhe shtrije mirë përdhe dhe shtype para dyerve tona të larta!” Por Virgjili nuk ndalet këtu, ai pohon drejtëpërsëdrejti, se pellazgët ishin banorët e vjetër të viseve latine: “Thonë se pellazgët e vjetër, që dikur qenë të parët që banuan në viset latine, ia paskëshin kushtuar këtë pyll dhe një ditë feste Silvanit, perëndisë së arave dhe të tufave të bagëtive.” Herodoti, qartazi, tregon se origjina e emrave të perëndive pellazge është Egjipti pellazg, dhe, se helenët perënditë që adhuronin i morën nga pellazgët. Gjithashtu, ai thotë se Zeusi kishte tre tempuj të mëdhenj ku adhurohej: Në Egjipt, në Libi dhe në Dodonë. Ky është një trekëndësh pellazgjik i adhurimit të perëndive pellazge. Por edhe shkrimtarë të tjerë antikë, Hesiodi, Platoni, Sokrati, Aristoteli, etj, tregojnë se helenët perënditë e tyre i morën nga Egjipti; ku adhurimi më i lartë i takonte THOTIT atlantidas, perëndisë THEO, atij që foli i pari, pra atij që THA apo THE, fjalë shqipe; burimi i dritës dhe i diturisë.Herodoti na tregon: “Më parë, siç kam dëgjuar në Dodonë, pellazgët gjatë të gjitha flijimeve që kryenin, u luteshin “perëndive”, por pa përmendur ndonjë emër apo epitet të veçantë…I emërtonin “perëndi” – THEOI - sepse ata kishin vendosur thentes, RENDIN, (rregullin, ligjësinë.B.I) në botë dhe secilit send kishin caktuar vendin e tij (Civilizim.B.I)…Ata u këshilluan me orakullin e Dodonës, orakulli më i lashtë i Helladës, dhe atëhere ishte i vetmi…qysh atëhere ata, pellazgët, përdorën emrat e perëndive kur kryenin ritet e tyre dhe helenët e kanë trashëguar këtë zakon prej pellazgëve.”

Комментарии

Информация по комментариям в разработке