Pa Gjurme-‘Më dëboi nga shtëpia se donte punonjësen e tij’/Përballet gruaja me ish-burrin biznesmen

Описание к видео Pa Gjurme-‘Më dëboi nga shtëpia se donte punonjësen e tij’/Përballet gruaja me ish-burrin biznesmen

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com dhe https://www.report-tv.al/home

Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania  
Like Report Tv on Facebook HERE:   / reporttval  
report-tv.al/home
shqiptarja.com/home
facebook.com/reporttval
instagram.com/reporttv.al/?hl=en
twitter.com/shqiptarjacom?lang=en
https://www.instagram.com/shqiptarjac...

#ReportTv #reporttvlajme
Që në fillim të martesës u përball me tradhtinë e të shoqit, 40-vjeçarja me vendbanim në Tiranë kërkon ta denoncojë live ndërsa rrëfimi i saj shkon përtej normales. Ishte viti 2009 kur një 25 vjeçare asokohe u njoh me një djalë një vit më të madh se ajo, nëpërmjet motrës së saj pasi këta të fundit punonin bashkë në të njëjtin ambjent. Të dy vendosën që dashurinë ta kurorëzonin në martesë ndërsa 3 muaj më pas, asaj i vjen një telefonatë ku gjithë atë lumturi do ta kthente përmbys. Një vajzë e telefonon duke i treguar se partneri i saj ishte në një lidhje dashurie edhe me të njëkohësisht.E tronditur 25-vjeçarja u kthye në familjen e saj, ku qëndroi për disa kohë, por për shkak të fjalëve të tyre të cilët i thonin ta falte ajo ashtu bëri dhe u rikthye sërish tek ai. Më pas e reja mbetet shtatzënë me vajzën dhe sërish ndodhi e njëjta gjë, një tjetër vajzë e telefonoi ndërsa i tregoi lidhjen që kishte me babain e vajzës që pritej të vinte në jetë, ndërsa ky i fundit ishte prezantuar si beqar. Në vitin 2016 në jetë erdhi fëmija i dytë i çiftit, djali ndërsa sërish e njëjta situatë vazhdonte me kryefamiljarin, i cili kurrë nuk interesohej për gruan dhe fëmijët. Në vitin 2017 ai hapi një biznes të tijin ndërsa nxirrte të ardhura, të cilat i shpenzonte duke ngrënë dreka dhe darka me punonjësit. Nga ana tjetër, nëna dhe dy fëmijët nuk kishin asgjë për të ngrënë në shtëpi. Ajo detyrohej të punonte që të mbante fëmijët ndërsa i shoqi nuk paguante asgjë në familje. Sërish nëna e dy fëmijëve i ka kapur mesazhe që tregojnë se 41-vjeçari kishte nisur një raport dashurie me një punonjëse tek biznesi i tij, ndërsa pasi pyetet nga ajo, ai nuk dha asnjë shpjegim, por gjithmonë i thonte të shoqes të largohej nga shtëpia. Për shkak se 40-vjeçari ishte edhe i dhunshëm kundrejt bashkëshortes, kjo e fundit ka bërë disa herë denoncime në polici ndërsa ka treguar se ai mban edhe një armë në shtëpi, sërish uniformat blu nuk kanë marrë asnjë masë. Ishte korriku i 2022 kur 41-vjeçari mori dy fëmijët dhe shkoi me pushime në qytetin e Sarandës, ndërsa gruan e la në shtëpi. Kjo gjë u përjetua rëndë nga kjo e fundi e cila priti të ktheheshin fëmijët dhe bashkë me to u largua në një shtëpi me qira ku jeton ende edhe sot. Të dy kanë hapur gjyqin për divorc në shtator të 2022, i cili prej 2 vitesh shtyhet, ndërsa fëmijët torturohen duke shkuar dy ditë tek nëna dhe dy ditë tek babai. Ajo çka e bën edhe më të rëndë është fakti se dy fëmijët kanë shfaqur shenja ankthi dhe frikë pasi sipas 40-vjeçares, ato dhunohen nga bashkëjetuesja e re e babait të tyre.Për këtë arsye, nëna e dy fëmijëve ka vendosur të kërkojë ndihmën e emisionit ‘Pa Gjurmë’ për të gjetur një zgjidhje të martesës sa më parë dhe të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке