Shihemi ne gjyq - Akuzon burrin 72 vjeç per tradheti (22 Maj 2022)

Описание к видео Shihemi ne gjyq - Akuzon burrin 72 vjeç per tradheti (22 Maj 2022)

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

E prekur dhe e përlotur, Anjeza nis të flasë shumë e emocionuar në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” për atë që pretendon tradhti nga bashkëjetuesi i saj, Alfredo. Ky i fundit, është italian, 72 vjeç dhe ka dy fëmijë me Anjezën, por në shtëpinë e tyre ka një konflikt të madh sepse ajo beson se e tradhton. Këtë e ka zbuluar gjatë një vizite në Shqipëri për pushime së bashku me fëmijët kur donte të hynte në apartamentin e tyre në Kavajë, por nuk mundi. Nga ana tjetër e studios së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Alfredo e kundërshton Anjezën duke e quajtur të kotë akuzën e saj.

Anjeza: Pas 15 vitesh gjej diçka që më ka prekur shumë, si në shpirt edhe në jetë: tradhtinë. Nuk e prisja këtë gjë.

Alfredo: Po kur ka ndodhur kjo gjë? Kur ka ndodhur? Kur të kam tradhtuar unë ty?

Anjeza: Unë kam prova…

Alfredo: Cilat prova?

Anjeza: Do të hyja në shtëpinë time dhe gjej një tjetër.

Alfredo: Do t’i shohim këto prova.

Anjeza: Është shumë e rëndë.

Alfredo: Nuk ekziston kjo gjë.

Anjeza: Jam nënë e dy fëmijëve, kam djalin dy vjeç, të voglin pesë vjeç. Më ke tradhtuar! 15 vjet bashkë! Për mua nuk është e lehtë nëse s’të lë ti shohësh fëmijët, jo, nuk e lejoj.

Alfredo: Ka dy muaj që unë nuk i takoj fëmijët, më ke lënë jashtë dhe jam sëmurë. Për asgjë!/tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке