Ka nje mesazh per ty - Nena qe e rriti, gjen nenen qe e lindi (13 Shkurt 2022)

Описание к видео Ka nje mesazh per ty - Nena qe e rriti, gjen nenen qe e lindi (13 Shkurt 2022)

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Kristian, djali i adoptuar i Valentinës ka pranuar të paraqitet në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” pa e ditur se e ka ftuar ajo. Më herët, në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan, Valentina rrëfeu historinë e birësimit të djalit deri në momentin që e ka njohur atë me të vërtetën.

Por cili do të jetë reagimi i Kristianit nga fjalët e nënës së tij adoptuese?

Valentina: Kam një vit që ta kam thënë të vërtetën se nuk e ke ditur dhe të jap bekimin tim si nënë që të njohësh atë zonjë që të ka mbajtur në bark dhe të dish ku e ke genin tënd.

Ardit Gjebrea: Kristian, kur të tha mami të vërtetën, çfarë ndjeve?

Kristian: Asgjë sepse e kam aty mbretëreshën time.

Ardit Gjebrea: Mami të ka thirrur në studio sot sepse do që të të japë bekimin që ti të njohësh nënën tënde. Atë që të ka sjellë në jetë sepse ti “mami” i thua mami Valentinës. Do ishe kurioz ta njihje atë që të ka sjellë në jetë?

Kristian: Thjesht për ta njohur se kush është, por nuk ka për të ndryshuar gjë sepse ja ku e kam.

Kristianit i dorëzohet nga Ardit Gjebrea një foto aktuale e nënës së tij. Më pas, atij i bëhet i ditur fakti se nëna e tij nuk mund të jetë e pranishme në studio, por mund të lidhen me një telefonatë. Kristiani pranon mundësimin e telefonatës vetëm nëse Valentina është dakord. Kjo e fundit rikonfirmon dëshirën e saj./tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке