Stop - 10 Tetor 2024 (Emisioni i plotë)

Описание к видео Stop - 10 Tetor 2024 (Emisioni i plotë)

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Pse paraja shqiptare quhet lek, përgjigjet, që të gajasin

Pse paraja shqiptare është quajtur lek? Nga e ka marrë emrin monedha jonë e kush ia vuri. Me këtë pyetje u jemi drejtuar qytetarëve të Tiranës, përgjigjet e të cilëve, janë nga më të ndryshmet.

“Pse ta tregoj ty”, fiton si mesuese në portal, në njoftim s’kishte adresë

Gentiana Uku, tregon, se mori pjesë në portalin “mësues për Shqipërinë”, ku u rendit e dyta për mësuese biologjie në shkollën Sinaballaj dhe Gosë në Rrogozhinë. Për shkak se në emailin njoftues nuk ishte vendndodhja e zyrës së arsimit, Gentiana u paraqit disa minuta me vonesë, por drejtoresha i tha, se vendin e kishte fituar kandidatja tjetër.Denoncuesja merr takim me drejtoreshën e ZA Rrogozhinë, Alime Hoxha, e cila nuk i jep shpjegim tjetër, përvecse vonesës në paraqitje, edhe pse njoftimi nuk kishte adresë.Të njejtën sjellje bën zonja Hoxha edhe me grupin tonë të xhirimit.Specialisti i DRAP Durrës, e quan këtë një lapsus, që ai vetë ka bërë, duke mos specifikuar adresën, ku duhet të paraqitej fituesja.Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, shprehet, se ky është një proces, që ka hije korrupsioni. Në njoftim, sipas tij, vendndodhja duhet të ishte e mirëspecifikuar.

Termeti, pallati nuk riparohet, qytetari kallzon kreun e bashkisë

Në janar të 2020-ës, emisioni Stop, trajtoi rastin e qytetarit Muharrem Hoçja nga Kruja. Problemi i tij lidhej me dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Zoti Hoçja u ankua, se Bashkia e Krujës e kishte shpallur pallatin të pabanueshëm, madje këtë e tregonte asokohe një tabelë e papërshtatshme. Gazetarja e “Stop” iu drejtua bashkisë lidhur me këtë dhe nga bashkia u tha se ky ishte një proces paraprak vlerësimi.Sipas bashkisë, dëmi ishte i përqendruar në kolona dhe trarë e soleta të dëmtuara. Më pas u ngrit grupi i punës dhe u bë një vlerësim i dytë ku u tha, se për momentin pallati ishte i pabanueshëm.Vetë drejtori i ndjerë i Institutit të Ndërtimit, shkoi në vendngjarje dhe u shpreh, se pas verifikimit serioz, ky objekt nuk pati dhe nuk ka probleme në strukturë. Pas këtyre zhvillimeve, z.Hoçja, investitor dhe banor në këtë pallat, mori një leje nga Bashkia Krujë, më 27 janar 2020, për të nisur riparimin e dëmeve.Por Prokuroria e Krujës, tre ditë më pas nisi një procedim penal “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.Sot, pas 4 vjetësh, Muharrem Hoçja, thotë, se është ndërhyrë kudo, përvecse në pallatin, ku ai është pjesërisht pronar. Biznesmeni tregon, se e ka kallzuar kryetarin e bashkisë së Krujës për “shpërdorim detyre”.Hocja i është drejtuar ministrisë dhe Institutit të Ndërtimit, ku ky i fundit ia lë përgjegjësinë bashkisë për projektin dhe zbatimin e tij.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке