Top Channel/ Në kërkim mashtruesi/ Shqiptari u mori 140 mijë euro pensionistëve grekë

Описание к видео Top Channel/ Në kërkim mashtruesi/ Shqiptari u mori 140 mijë euro pensionistëve grekë

Një 48 vjecar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, i dyshuar si pjeswtar i një grupi kriminal që mashtronte të moshuar në Igumenicë të Greqisë. Policia greke ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Xhezo Zote nga Konispoli.

Nga hetimet e policisë greke rezulton se Zote ka arritur të marrë para cash dhe bizhuteri në vlerën 140 mijë euro, duke mashtruar në dy raste të moshuarit në Igumenicë. Konkretisht bashkëpunëtorë të tij, përmes takimeve personale por edhe telefonatave, kanë kontaktuar me shtetas të moshuar në dy raste, duke pretenduar se familjarë të këtyre të fundit kishin pësuar aksident automobilistik dhe ishte e nevojshme pagesa për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale. Pas dakordësimit, në banesën e tyre ka shkuar 48 vjecari Xhezo Zote, i cili në një rast të ndodhur në 18 maj, ka marrë 100.000 euro dhe 10 monedha ari nga një shtetas i moshuar ndërsa në 9 maj ka marrë 2.050 euro dhe bizhuteri në vlerën 30.000 euro nga një zonjë e moshuar. Vlera totale e marrë me mashtrim sipas policisë greke llogaritet në 140.000 euro.

Policia greke ka kryer hetime duke kqyrur materiale filmike dhe marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë që kanë cuar në identifikimin e autorit të dyshuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se bashkëpunëtorë të Zotes, ende të paidentifikuar, janë të paktën edhe 3 shtetas të tjerë.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Greqi#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке