Në një rrugë të rrethuar me pemë në veri të Londrës, e njohur si “Rreshti i Miliarderëve”, një grup vilash kryesisht boshe, qëndrojnë pas gardheve të larta dhe portave të zeza të blinduara.
Ndërsa fëmijët kalojnë pranë, roje private në makina të zeza SUV patrullojnë jashtë.
Pas fasadave të këtyre shtëpive luksoze në “The Bishops Avenue” fshihet një rrjet që shtrihet nga Teherani në Dubai dhe Frankfurt. Pronësia, përmes shtresave të kompanive fiktive, të çon te një nga njerëzit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme: Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Liderit Suprem të Iranit.
56-vjeçari, mbikëqyr një perandori të shtrirë investimesh, sipas personave që kanë njohuri për çështjen dhe vlerësimit të një agjencie kryesore inteligjence perëndimore. Burimet për Bloomberg thonë se ndërsa Khamenei i ri përmbahet nga vendosja e aseteve në emrin e tij, ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në marrëveshje, disa prej të cilave datojnë të paktën që nga viti 2011.
Fuqia e tij financiare ka përfshirë gjithçka, nga transporti detar në Gjirin Persik deri te llogaritë bankare zvicerane dhe pronat luksoze britanike me vlerë mbi 138 milionë dollarë, thonë burimet që kërkuan anonimitetin nga frika e hakmarrjes ose sepse nuk janë të autorizuar të flasin publikisht.
Së bashku, rrjeti i firmave e ka ndihmuar Khamenein të kanalizojë fonde, sipas disa vlerësimeve në miliarda dollarë, në tregjet perëndimore, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së të vendosura ndaj tij në vitin 2019.
Kjo përfshin pasuri të paluajtshme, një shtëpi kushtoi 33.7 milionë paund kur u ble në vitin 2014, në disa nga lagjet më ekskluzive të Londrës, një vilë në një zonë të quajtur “Beverly Hills i Dubait” dhe hotele luksoze evropiane nga Frankfurti në Majorka.
Fondet për transaksionet janë kaluar përmes llogarive në banka në MB, Zvicër, Lihtenshtajn dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas dokumenteve të para nga Bloomber.
Fondet e kanë origjinën kryesisht nga shitjet e naftës iraniane, thanë burimet.
Asnjë nga dokumentet e para nga Bloomberg nuk liston asete drejtpërdrejt në emër të Khameneit. Shumë nga blerjet shfaqen në emër të një biznesmeni iranian, Ali Ansari, i sanksionuar nga MB në tetor.
Mediat shtetërore të Iranit e përshkruajnë Liderin Suprem dhe familjen e tij, pjesë e një lëvizjeje revolucionare që përmbysi një monark në vitin 1979 në emër të të varfërve dhe Islamit, si njerëz që bëjnë një jetë modeste dhe të devotshme. Ka pak indikacione se familja ka përdorur asetet e huaja për të financuar stile jete ekstravagante. Megjithatë, pasuria e fshehur e Khameneit të ri bie ndesh me atë imazh të devotshmërisë të promovuar nga regjimi, veçanërisht pas rritjes së varfërisë dhe trazirave të përhapura e protestave kundër Republikës Islamike, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e mbështetjes për monarkinë e përmbysur dhe kanë parë mijëra të vrarë në Iran që nga fillimi i vitit.
Zemërimi i drejtuar ndaj niveleve të larta të korrupsionit ekonomik dhe keqmenaxhimit në regjim shpesh shigjeton ‘aghazadeh’, një term pejorativ i përdorur për të përshkruar fëmijët e elitës të akuzuar për grumbullimin e pasurisë së madhe falë lidhjeve politike të të afërmve të tyre.
Një hetim njëvjeçar i Bloomberg News zbulon se si shtrirja financiare e familjes është zgjeruar përtej kufijve të Republikës Islamike. Ky tregim bazohet në intervista me njerëz që kanë njohuri të drejtpërdrejta për marrëveshjet financiare të Mojtaba Khameneit, si dhe në një rishikim të rekordeve të pasurive të paluajtshme dhe dokumenteve konfidenciale të biznesit, që variojnë nga marrëveshjet e menaxhimit të hoteleve deri te detajet e pronësisë korporative dhe transfertat bankare.
Ansari, në veçanti, ka qenë jetik për marrëveshjet, sipas vlerësimit të inteligjencës perëndimore.
I konsideruar gjerësisht si një figurë e fuqishme në prapaskenë në sistemin politik të Iranit, me lidhje të ngushta me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Mojtaba Khamenei i është shmangur kryesisht vëmendjes publike.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews
Информация по комментариям в разработке