Alda Klosi lihet në burg, avokati: Nuk ka prova, të provohet vërtetësia e deklarimeve të Dobit

Описание к видео Alda Klosi lihet në burg, avokati: Nuk ka prova, të provohet vërtetësia e deklarimeve të Dobit

#oranews #aldaklosi #burg


Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi pasi kjo e fundit apeloi vendimin.

Në një deklaratë për media avokati i saj u shpreh se mbajtja e saj nën arrest është e padrejtë pasi Prokuroria nuk ka prova për akuzat e ngritura ndaj saj.

Fillimisht sipas tij duhet provuar vërtetësia e deklarimeve të pastrueses Rozeta Dobi dhe gjetja e provave dhe më pas të kërkohet ndalimi i saj.

"Ajo çfarë thotë prokuroria duhet verifikuar dhe provuar vërtetësia e deklaratave të Rozeta Dobit. Kjo nuk do të thotë që Alda Klosi duhet të rrijë në burg derisa të provohet vërtetësia e tyre. Prokuroria duhet fillimisht të sigurojë provat dhe pastaj të vijë me kërkesat për mbajtjen e saj në burg.

Të pretendosh që ta mbash një person që në fillim dhe të fillosh të kërkosh prova kjo është e padrejtë dhe ka vend për kontestime.

Vetëm apartamenti që ndodhet në rrugën "Federik Shiroka" është i sekuestruar. Ai është në emër të ish-bashkëshortit të saj," tha ai.

Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/vendi/alda-klo...

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Follow Televizionin Ora News

Комментарии

Информация по комментариям в разработке