Shije Shtëpie - Fasule me llukanik fshati (në tavë dheu) - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Fasule me llukanik fshati (në tavë dheu) - Tv Klan

Recetë nga Znj.Vjollca
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta:
400 gr fasule ( kokërrmëdha)
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
Vaj
1 lgj piper i kuq
Pak spec pikant
Kripë e piper i zi
1 gjethe dafine
Pak rigon (sipas dëshirës)
2 gota lëng mishi
500 gr llukanik fshati

Vendosim fasulet që në darkë në ujë të ftohtë. I shpëlajmë mirë dhe i vendosim ato në një tenxhere me ujë (2litra) për 30 minuta. Ndërkohë në një tigan me 4 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim qepën e grirë hollë deri sa të zverdhet. Shtojmë hudhrat e grira, kripë e piper dhe i përziejmë mirë. Shtojmë specin e kuq e pak spec pikant dhe shtojmë në tigan 1 garuzhde me lëng fasulesh dhe e lëmë të marrë pak valë e më pas qepën e shtojmë në tenxheren e fasules. I përziejmë dhe i shtojmë në një tavë dheu ku mund të shtojmë 2 gjethe dafine ose pak rigon, sipas dëshirës. Shtojmë lëngun e mishit. Në një tigan, skuqim me pak vaj dhe gjalpë, llukanikun e prerë në unaza ose copa pak më të mëdha. Më pas e shtojmë tek fasulet dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке