Report TV - Lezhë, Lezhë fshati Troshan i izoluar rruga e degraduar, apel për ndihmë

Описание к видео Report TV - Lezhë, Lezhë fshati Troshan i izoluar rruga e degraduar, apel për ndihmë

Mungesa e infrastrukturës rrugore është kthyer në një problem për rreth 1500 banorë të fshatit Troshan në Njesinë Administrative të Blinishtit në Lezhë.

Segmenti rrugor me gjatësi 3 km që kalon përmes fshatit dhe lidhet me rrugen kryesore është plotësisht i shkatërruar. Gropat e mëdha me ujë dhe baltë janë panorama që të sërviret në këtë fshat, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve.

Banorët deklarojnë se në periudhë reshjesh kalimi në këtë rrugë është thuajse i pamundur. Ata thonë se janë detyruar disa herë që të sëmurët t’i mbajnë mbi shpinë për t’i transportuar deri në rrugën e shtruar me asfalt.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке