Replika të forta në studio, Mejdini: Përse jeni nervoz? Rama: E ke këtë që merresh me virologjinë

Описание к видео Replika të forta në studio, Mejdini: Përse jeni nervoz? Rama: E ke këtë që merresh me virologjinë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetaren Fatjona Mejdini këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Gazetarja e pyeti kreun e qeverisë se pse është nervoz në këto zgjedhje. Ndërsa kryeministri u përgjigj duke i kërkuar gazetares të mos bëjë komente të tilla duke i thënë se “merret me virologji”.


Fatjona Mejdini: Zoti Rama ju kemi vënë re që jeni nervozë në këto zgjedhje.

Edi Rama: Aman të lutem, unë vetëm nervoz nuk jam sepse njerëzit nervozë…

Fatjona Mejdini: Ju kam vënë re dhe gjatë fushatës, dhe me gjuhën që përdorni ndaj kundërshtarëve politikë.

Edi Rama: Mos më bëj komente të psikologjisë se e ke këtë që merresh me virologji, merresh me psikologji. Më thuaj çfarë pyetje ke për mua. Je nervoz… Unë s’jam fare nervoz.

Fatjona Mejdini: Fakti që po më ndërprisni është shenjë nervoziteti.

Edi Rama: Unë s’jam fare nervoz. Po të lutem.

Fatjona Mejdini: Ky është një perceptim që unë kam, që ju shikoj nervoz.

Edi Rama: Një njeri që këndon dhe kërcen tallava nuk mund të jetë nervoz. Njerëzit nervozë nuk merren me tallava, merren me virologji./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке