Klan News - Trafik armësh e droge Kosovë-Shqipëri, goditet banda, raporton gazetarja Glidona Daci

Описание к видео Klan News - Trafik armësh e droge Kosovë-Shqipëri, goditet banda, raporton gazetarja Glidona Daci

Shqipëria dhe Kosova kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri të mbështetur edhe nga Europol. Sipas njoftimit zyrtar të dy prokurorive, janë bllokuar rreth 60 armë të ndryshme, mes tyre dhe snajper, shuma parash e makina luksoze.

Lidhur me këtë nga Morina u zhvillua edhe konferenca e përbashkët mes Policisë shqiptare dhe Policisë së Kosovës ku jepen detaje mbi operacionin.

Mësohet se më datën 10 Dhjetor janë arrestuar 8 persona, ku 6 janë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria. Ndërkohë janë kryer kontrolle të shumta dhe janë sekuestruar 32 armë pistoleta si dhe 5 armë të gjata.

“Për këtë me datën 10 Dhjetor në operacionin e përbashkët u realizua operacioni i koordinuar me autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë, ku në territorin e Kosovës u arrestuan 8 persona, prej tyre 6 shtetas të Kosovës dhe 2 shtetas të Shqipërisë. Të gjithë të dyshuarit u akuzuan për import, eksport, shitje të armëve. U kryen 9 kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Ferizaj dhe Skenderaj. Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan 32 armë pistoleta kryesisht të modelit ‘Zoraki’, 5 armë të gjata, 2529 municion, 6 copë pjesë të ndryshme të armëve, 5 karikator, 2675 Euro, 2 automjete dhe telefon”, shprehet Policia.

Ndërkohë, të arrestuar në datë 11 Dhjetor janë Euxhenio.M 20-vjeç, Endri. P 34-vjeç, Aurel.M 28 vjeç, Gersi. Ll 22 vjeç, Kleo.M 26-vjeç; dhe Tonin.Sh 53-vjeç. Vetëm këtyre u janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri AK 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u janë kapur edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Hetimet për këtë grup kanë nisur në muajin Shkurt. Duke qenë se ky grup përbëhej nga shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet e dy shteteve nënshkruan në Qershor të këtij viti ‘Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor’, mbështetur nga EUROPOL dhe nga Projekti i EUROJUST.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке