Francesk Radi – The Best Of
Këngë ndër vite nga albumet e tij
Këngët janë pjesë e albumeve: „Zemër e lodhur“, „Ky fat na Ra“, dhe „Humba pranverën“ . Dy prej tyre i përkasin periudhës dy vjeçare të krijimtarisë së kantautorit Radi në fillim të viteve `70. Dhe pse këngë hit të kohës, suksesi e penalizoi me largimin nga Tirana, skena dhe ekrani nën akuzën: „Për shfaqje liberale dekadente perëndimore në muzikë“.
00:00 - The Best Of
00:01 - 3:18 Adresa
3:19 - 6:51 Biçikleta
6:52 - 10:20 Telefonatë Zemrash
10:21 - 14:02 Rock i Burgut
14:03 - 17:39 Fli e Vuajtura Ime
17:40 - 22:03 Zemër e Lodhur
22:04 - 25:29 Si Dukat i Vogël Je
25:30 - 30:20 Molla e Kuqe
30:21 - 35:21 Erë Vere
35:22 - 40:31 Humba Pranverën REMASTERED
40:32 - 43:52 Ky Fat Na Ra
43:53 - 48:28 Oj Zogo
48:29 - 52:42 Sa e Bukur Je
52:43 - 56:26 Kur më Vjen Burri nga Stani
56:27 - 1:00:21 Jeta Nuk të Lë Fëmijë
1:00:22 - 1:04:10 - Mora Mandolinën
1:04:11 - 1:08:23 Pseudodemokrati
1:08:24 - 1:12:40 Syri i Saj po më Verbon
“Ështe kantautori që shenjoi një profil të vetin kur ishte e vështirë, solli këngën europiane, kur Shqipëria ishte e mbyllur si burg...” (Visar Zhiti - shkrimtar)
“Françesk Radi, me kitarën e tij, si lira e Apollonit”. (Mimoza Kuchly – shkrimtare).
U rikthye në skenën e Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar vetëm pas viteve 1990, kohë që përkon me rënien e sistemit komunist.
“Dalja sërish e Frankos në festival ishte shumë dinjitoze. Po me atë frymë që kishte krijuar që në vitet e rinisë. Pak kishte ndërruar brenda shpirti i tij, i pa epur në konceptet dhe bindjet e tij duke na sjellë krijime të ndjera dhe shumë autentike”. (Zhani Ciko - dirigjent).
“Franko ka ardhur në ngjitje edhe pas viteve ’90. Ka ditur të ruaj bukur stilin e tij muzikor, harmoninë dhe të marrë me mjeshtëri motivet popullore nga të gjitha trevat për t’i sjellë të stilizuara si në muzikën e lehtë dhe në atë qytetare, në këngët e orkestruara me mjeshtëri prej ti”. (Aleksandër Lalo – kompozitor).
“Në aftësitë dhe në kërkesat e mia, ka qënë gjithmonë muzika e bukur, muzika profesionale dhe asnjëherë nuk kam bërë kompromise në këtë drejtim. Si artist jam përpjekur të flas jo vetëm përmes tingujve melodioz të shpirtit, por dhe përmes tekstit. Si intelektual nuk kam qëndruar i heshtur, por kam qënë një qytetar i angazhuar duke vendosur në qendër të krijimtarisë sime, problemet e ndjeshme të shoqërisë, në tranzicionin e stërzgjatur shqiptar”. (F. Radi – kujtime, “Jetë në kitarë”).
Për poetin Agim Doçi, autor i 12 teksteve të këngëvë të Frankos; “Shpirti i tij endet pranë nesh me mesazhet e tija në të gjitha këngët sociale. Franko nganjëherë është quajtur me saktësi Celentano shqiptar”.
“Artisti që kishte jetuar në teh të ndëshkimeve, të shpërfilljes dhe vrasjes së artit, u rikthye në vitet `90 si dikur... 22 vjeçar... Ashtu siç kishte qenë dikur antikonformist, modern, i shlirshëm, dinjitoz, këngëtar i trazuar për fatet e popullit të vet, i ngrohtë, personalitet që kishte qënë kundra diktaturës me artin e tij, dhe ishte sërish kundra asaj së pavërtete që po përpiqej që me maskën e demokracisë ta llustronte diktaturën.
Si artist, ai solli një pafundësi këngësh, ritmesh e suksesesh, po shpirti i tij nuk e braktisi këngën e protestës. Si i tillë Françesk Radi mbeti model i një artisti dhe i një Njeriu, ndër më të rrallët, që ka prodhuar arti muzikor shqiptar...” (Jozef Radi – shkrimtar).
Информация по комментариям в разработке