Pa Gjurmë - Gjendet gruaja që braktisi burrin dhe fëmijët e sëmurë: Skamja dhe dhuna më largoi

Описание к видео Pa Gjurmë - Gjendet gruaja që braktisi burrin dhe fëmijët e sëmurë: Skamja dhe dhuna më largoi

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Mesditën e sotme kamera e Report Televizion ka hyrë në familjen Shuaipi në një fshat pak kilometra larg qytetit të Beratit. Aty ku nusja e shtëpisë, Blerta Shuaipi, është larguar që prej muajt prill 2023, duke lënë fëmijët e saj të sëmurë, Donaldin dhe Ermën në mëshirë të fatit…
Vjehrra e saj Behije Shuaipi e kujton fare mirë atë mëngjes kur Blerta iku dhe i braktisi fëmijët pa e kthyer kokën pas.
Teksa bashkëshorti I Blertws Ilmiu kthehej nga puna i lodhur, fëmijët e njoftuan për nënën se nuk kishte lënë asnjë adresë dhe nuk kishte treguar se ku do te shkonte. Ishte veshur, kishte marrë sendet personale dhe ishte larguar mëngjesin e 13 prillit në drejtim të paditur. Nuk kaloi shumë ditë dhe u mësua se nëna e dy fëmijëve kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Selitë të Elbasanit. Nuk pranonte më të kthehej tek bashkëshorti dhe fëmijët. Arsye të cilat nuk i tha kurrë.
Kanë kaluar 3 muaj dhe Donaldi me Ermën kërkojnë nënën e tyre, pasi iu mungon dhe mbi të gjitha kanë nevojë për atë. E kanë falur për gjithçka, vetëm i luten të kthehet dhe të jetojnë bashkë si dikur, me shpresën se dashuria e nënës për fëmijët, do të jetë më e madhe se vuajtjet që po kalon kjo familje, si për shkak të sëmundjes së fëmijëve, edhe për gjendjen e mjeruar ekonomike në të cilën ndodhen.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке