Top Channel/ Spiropali letër Venecias për Xhaçkën, reagon Berisha: Përpjekje kurth, ta hedhë poshtë

Описание к видео Top Channel/ Spiropali letër Venecias për Xhaçkën, reagon Berisha: Përpjekje kurth, ta hedhë poshtë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali i dërgoi një letër KIomisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Ai thekson se Komisioni i Venecias “duhet të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe komisioni Xhafaj realizuan mbrëmë ndaj Gjykatës Kushtetuese”.

Berisha: Mbrëmë vonë në parlament, Edi Rama nëpërmjet komisionit Xhafa, kreu një grusht të vërtetë shteti. Mbrëmë në një votim antikushtetues, Edi Rama nëpërmjet komisioni Xhafaj, asgjësoi kushtetutën. Në nenin 70, i cili përcakton raportet e parlamentit me Gjykatën Kushtetuese në rastet kur deputetët abuzojnë apo veprojnë në kundërshtim me këtë nen.

Deputetët e mazhorancës për herë të dytë, hodhën poshtë, bllokuan zbatimin e nenit 70 të Kushtetutës, i cili në pikën tre sanksionon; se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit apo e pushtetit vendor, dhe as të fitojnë pasuritë të këtyre.

Olta Xhaçka një familjare, ish-familjare pothuajse e klanit Rama, ministre dhe sot akoma deputete, pasi shpalli me Edi Ramën dhe lidhjet që ka me familjen Rama, Artan Gaçin, burrin aktual të Olta Xhaçkës investitor strategjik ju dhanë 10 mijë metër katrorë tokë në Himarë, tokë publike, një përvetësim i tmerrshëm i cili u realizua në shkelje të çdo ligji.

Neni 70 në pikën 4 përcakton: se për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit me personin e dhënë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spiropali#Berisha#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке