Mbipopullohet Vlora, shumë turistë zgjedhin Vlorën për të pushuar - (24 Gusht 2008)

Описание к видео Mbipopullohet Vlora, shumë turistë zgjedhin Vlorën për të pushuar - (24 Gusht 2008)

Lajme arkiva 2008

Vlora ka përjetuar këtë vit popullimin më të madh nga vizitorët e turistët vendas e të huaj. Çmimet e konkurueshme, infrastruktura e përmirësuar, por edhe shërbimi cilësor kanë bërë që qyteti bregdetar të jetë sërish nga destinacionet më të preferuar turistike në vend.

“Shumë lirë, shumë arsyeshëm, më bërë shumë përshtypje dje kur bleva disa birra për shoqërinë time dhe kur më thanë çmimin më bëri shumë përshtypje në krahasim me vendet e tjera.”

Xhoi Lila: “Ka qenë shumë e frekuentuar nga të gjithë turistët, sidomos maqedonas, italian dhe po shqiptar gjithashtu. Përveç plazhit dhe këtij bregdeti kaq të mrekullueshëm, ofron edhe një shërbim që do të thoja është mese i pranueshëm.”

Sipas operatorëve turistik, fluksi i madh i turistëve është ndjerë sidomos gjatë dy muajve të fundit ku të ardhurat kanë qenë më të mëdha.

Shpëtim Levendi: “Vlora tregoi edhe këtë radhë që është mbretëresha e turizmit shqiptar gjithnjë përsa i përket potencialeve të saj. Me një kujdes më të madh të pushtetit qendror dhe lokal, Vlora padiskutim në 5-6 vitet e ardhshme do të dyfishojë ose do trefishojë kapacitetin pritës.”

Turistët maqedonas, ata kosovar, por edhe pushues nga rrethe të tjera kanë qenë mysafirët kryesor të kësaj vere për qytetin bregdetar./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке