Ofendimet e Ramës, Vokshi: Në parlament është kryedhunuesi verbal, bojkotoheni

Описание к видео Ofendimet e Ramës, Vokshi: Në parlament është kryedhunuesi verbal, bojkotoheni

#oranews #albanavokshi #parlament

Deputetja Albana Vokshi ka komentuar ofendimet e djeshme në sallën e Kuvendit të kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së saj në foltore, Vokshi ka kërkuar masë disiplinore ndaj Ramës, duke theksuar se çdo deputete duhet të largohet nga salla në momentin Rama nis me ofendime. Po ashtu Vokshi e ka quajtur Ramën si kryedhunues verbal. Po ashtu Vokshi ka ironizuar edhe ministret, pasi në momentin që ajo po mbante fjalën, ato po flisnin pa mikrofon.

Vokshi: Jam e sigurtë që çdo qytetar që e kishte këtë mundësi ka qenë para Tv për të dëgjuar kryeminstrin që të fliste mbi buxhetin, mbi ndarjen e tij dhe për pensionet e tyre. Po çfarë dëgjuan dje nga kryeministri, fyerje, nënçmime, ofendime. Si deputetet jam e turpëruar që Rama ka folur kështu në këtë sallë. Si prind jam e zemëruar që ai lejohet të flasë kështu. Në media kudo në vend ishin lajmet, Rama shan opozitën, bedelë e kryebedele. Në vend të buxhetit, shqiptarët dëgjuan ofendimet e kryeministrit. Në sallën e këtij parlamenti është kryedhunuesi verbal. Çdo deputet duhet që të ndahet nga kjo sjellje e dhunshme nga gjuha e kryeministrit. I bëj thirrje kryeparlamentares që të marrë masa ndaj gjuhës së Ramës. është e pafalshme që Rama të lejohet të flasë kështu në këtë sallë. Unë dhe çdo deputete duhet që të distancohemi dhe duhet që të dalim nga kjo sallë nëse Rama flet kështu me këtë gjuhë. Çdo gazetar duhet që të distancohet dhe të mos bëj lajme për Ramën. Ky është mallikimi që po largon të rinjtë nga ky vend. Vota ime kundër buxhetit është kundër.

Për më shumë lexoni në:

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке