Në luftë me moshën - Mariana Kondi - Episodi 66

Описание к видео Në luftë me moshën - Mariana Kondi - Episodi 66

#marianakondi #mirakazhani #mosha #aktore #bukuria
Videopodcast me Mariana Kondin
Mariana Kondi kishte ditëlindjen e 62-të këtë javë dhe në ditën që do të regjistronim podcast me temë moshën, ajo më tha befas që mbushi 62. Ashtu siç e përfytyroni ma tha: e qeshur, por edhe me një melankoli të lehtë. Ajo e do shumë jetën dhe në gjykimin tim, ta duash jetën nuk do të thotë të ngjitesh në majë të pushtetit apo suksesit.

Ndonjëherë një ditëlindje që mezi pret ta festosh me shoqet, një trajtim fytyre, një tavolinë e shtruar mirë, një udhëtim në makinë duke dëgjuar këngët e Lucio Battist-it, siç Mariana me Tanin, (bashkëshortin) dhe sa më pak sherre me njerëz që të sjellë jeta në punë apo edhe në rrethe miqsh. Këtë kuptova në fund të këtij episodi, i cili nisi nga një citylight kur aktorja u shfaq duke reklamuar një ndërhyrje lifting në portret me tekstin e famshëm "Before and After". Nuk ishin as buzë të fryra dhe as mollëza të shtuara. Një procedurë që të shtrin e i jep freski lëkurës së fytyrës. Dukesh më e re!

Unë atë ditë qesha pak, por më shumë u ngacmova nga sinqeriteti. "Shumë mirë ka bërë", - thashë me vete - "pse duhet fshehur dëshira më legjitime për t’u dukur më i ri".
Kështu vendosa ta ftoj e të flas për moshën me Mariana Kondin. Për ndjenjat që ka një grua, ankthet e saj, dilemat por edhe rehatinë që jep pjekuria e kohës. Sepse kur të dëgjoni Marianën do kuptoni edhe një herë klishenë e madhe se njeriu është aq vjeç sa ndihet, se disa gjëra mbeten përjetësisht të reja pavarësisht mijëra buzëqeshjesh apo lotësh që shndërrohen në rrudha…

Për më shumë vizitoni: https://www.tiranapost.al/
Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel: https://www.youtube.com/channel/UCmI_...
Na ndiqni në Facebook:   / tiranapost.al  
Na ndiqni në Instagram:   / post.tirana  
Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/57q7lSF...
Na ndiqni në Tiktok:   / zememirenpodcast  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке