Maratonë Bamirësie, Inva Mula dhe Pandi Laco ftojnë qytetarët të kontribuojnë

Описание к видео Maratonë Bamirësie, Inva Mula dhe Pandi Laco ftojnë qytetarët të kontribuojnë

“Kurrë më parë nuk janë mbledhur më shumë artistë për një kauzë”. Me këto fjalë e çeli Inva Mula, mbrëmjen artistike të bamirësisë. Janë mbi 50 artistë që do performojnë sonte në sallën e Katedrales Ortodokse dhe paratë që do mblidhen do të shkojnë për bamirësi.

Ishte një nismë e sopranos sonë të famshme që më pas iu bashkëngjitën shumë artistë të zhanreve të ndryshme. Ndaj mbrëmja e sotme nisi nën moderimin e Inva Mulës dhe Pandi Lacos.

“Ne jemi këtu jo vetëm për auditorin (spektatorët në sallë), qëllimi ynë është të na ndjekë dhe të na mbështesë publiku që nga ndjek në TV”, u shpreh Laco.

Kjo mbrëmje artistike për bamirësi po transmetohet live në televizionin “Abc News” që është media partner në këtë aktivitet humanitar.

Mula tha në fjalën e saj se “ne i kemi shumë borxh publikut tonë të mrekullueshëm që na ka mbështetur gjithmonë. Ky aksion fillon sot dhe vazhdon deri më 31 dhjetor. Pra një muaj solidartet! Ndaj nuk do të jetë vetëm një mbrëmje, por një maratonë bamirësie”.

Është bashkuar –tha ajo, – edhe Xhevat Limani, i cili do të mbledhë fonde në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Të gjitha fondet që do mbledhin artistët shqiptarë do të shkojnë për ndërtimin e shkollave të reja në zonat e goditura nga termeti, sidomos Durrës e Thumanë.

Si mund të bëhen qytetarët pjesë e kësaj kauze të madhe?

Është shumë e thjeshtë: Duke blerë një biletë me vlerë 500 lekë pranë pikave të Wester Union dhe My Ticket. /abcnews.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке