Te Tarzani në Burrel! | Vlog në Dritare, 06.07.2024

Описание к видео Te Tarzani në Burrel! | Vlog në Dritare, 06.07.2024

Në mes të pyllit të Geraldinës, fshihet një ndërtesë elegante, që të kënaq sytë dhe kthen kujtimet e gjithë atyre që kanë jetuar në Burrel dikur. Dhe e dinë mirë pse kjo godinë quhej Tarzani.
DritareTv ishte te Tarzani vendi simbol për Burrelin, që u ndërtua në fillim të viteve 1980, si një vendpushim për burrelasit, por edhe si një rezidencë për udhëheqësit që vinin nga Tirana. Legjenda urbane thotë se emri i mbeti Tarzan, pasi u vonua aq shumë ndërtimi sa fëmijët vinin në këtë ndërtesë dhe kacavjerrshin në muret e pambaruara. Dhe kur i pyesnin prindërit; ku po shkoni? Atje te Tarzani, thoshin ata.
Tarzani u ndërtua, por me prishjen e sistemit u shkatërrua. Pastaj e bleu ish-banakierja e lokalit, ajo ia shiti Vefës dhe Vefa e humbi siç humbi gjithë Shqipërinë në lojën piramidale. Në fund e bleu një profesor matematike dhe e ktheu në një vend përrallor.
“Ne e blemë nga Vefa këtë aset. Për qytetin e Burrelit ishte një objekt simbol, sepse në vitet 1980 shumica e qytetarëve mblidheshin këtu pinin një birrë me meze. Arkitektura e kësaj ndërtesë ishte e veçantë për kohën. Arkitekti kryesor ishte nga Tirana. Valentin Voshtina, së bashkë me Fatos Beqon, e konceptuan dhe në fund e ndërtuan. Ky objekt ka mbetur me atë strukturë që ka qenë. Pjesa më e madhe është origjinale, por janë bërë edhe rikonstruksione sepse kur e blemë ne ishte i shkatërruar. Pa xhama, pa dyer e dritare, pa pllaka. Kishin mbetur veç muret e forta, drurët, disa murale në brendësi të ndërtesës, mozaikët me gurë brenda dhe jashtë ndërtesës. Por ne e rikonstruktuam, por pa prekur strukturën. Tarzani quhet ndryshe ballkoni i Burrelit, pasi të ofron një pamje të bukur Luginës së Lumit të Matit, fshatrave përreth, Burgajetit, aty ku janë dhe sarajet e mbretit Zog, që sot janë kthyer në rrënoja.”, tregon profesori Osman Hysa për gazetaren Rudina Xhunga.
Tarzani është vetëm një orë larg nga Tirana, rreth 35 kilometra. Ky vend i bukur është i rrethuar me gjelbërim, me aromë blini dhe kopshti me lulebore që të lë pa mend. Duhet vetëm të mbushet me turistë, si dikur me burrelas që pinin birra me meze dhe përballë kishin Sarajet e Zogut që sot janë mbuluar me mjegull.
“E mira është që të bjerë kjo mjegull mbi historinë dhe të fillojmë të flasim, të mburremi me historinë tonë. Ndonjëherë mjafton vetëm ta tregojmë, gjykimin ua lëmë historianëve. Ta tregojmë historinë e një mbreti që lindi në një fshat të Matit dhe historinë e një mbreti tjetër Aleksandërit të Madh, që gojëdhënat thonë që ka lindur po në Mat. Unë sot jam te Tarzani i Burrelit për të treguar historinë e dy mbretërve.”, shprehet gazetarja Rudina Xhunga, ndërsa e mbyll tregimin e Tarzanit nga kopshti me lulebore.

Subscribe "Dritare TV": https://www.youtube.com/c/DritareTV?s...

Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU:
https://www.dritare.net​

Like faqen Dritare.net në Facebook:
  / portali.dritare​  

Follow Dritare TV në Instagram:​
  / dritare_tv  

Follow Rudina Xhunga në instagram:
  / rudinaxhunga  

Follow Rudina Xhunga në Twitter:
  / rudinaxhunga​  

DritareTv, është një web televizion, i dritare.net.
Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme.
Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке