Uniko – Kush e urdhëroi shqiptarin për vrasjen e gangsterit suedez në Bagdad?

Описание к видео Uniko – Kush e urdhëroi shqiptarin për vrasjen e gangsterit suedez në Bagdad?

#uniko #XhuljanPrenga #GjuljanPrenga

Gjuljan Prenga i lindur ne Gjegjan të pukës me 27 shtator 2004 dhe banues për disa vite në Zejmen të Lezhës u zhvendos me familjen që i vogël në Suedi në zonën. Arsyeja e largimit ishte frika e gjamarrjes. Gjuljanit i kishin vrarë një xhaxha dhe xhaxhai tjetër kishte marr hak dhe nga frika e vijimit të gjakmarrjes ishin shpërngulur në Suedi.

Ai është djali i 3 i 4 fëmijëve të familjes Prengës. Prindërit e tij pavarësisht se janë divorcuar prej vitesh mësohet se pas krimit të kryer nga Gjuljani në Irak se janë marrë në mbrojtje nga policia suede nën frikën e ndonjë hakmarrje të mundshme të grupeve kriminale. 19 vjeçari shqiptar jetonte prej vitesh në provincën e Hudiksvallës 210 km larg Stokholmit.

Ekspert ligjor irakian Al-Tamimi duke folur për median vendase tha se "vrasësi i nënshtrohet Kodit Penal të Irakut në përputhje me nenin (406) 1/1000 për veprën penale të vrasjes me paramendim.

Ai tha: “Pavarësisht kombësisë së personit, për çdo krim të kryer në Irak, ky quhet komptenca tokesore, dhe vrasësi gjykohet në Irak sipas Kodit Penal të Irakut, dhe ky vrasës dënohet me vdekje, dhe për këtë arsye krimineli nuk do t'u dorëzohet autoriteteve suedeze dhe do të gjykohet në Irak.

Mustafa Aljiburi i njohur ndryshe si Benzema. Një nga famëkeqët që për shumë vitet fitonte miliona nëpërmjet shitjes së drogës .

Gjithcka ishte fantastike derisa në mes të bandës u krijuan dy grupime armiqësore mes veti që donin me cdo kusht të vrisnin njëri – tjetrin.

Në momentin që nëna e njërit prej tyre u vra skishte më kthim pas. Suedia u përfshi nga kaosi dhe mes shtatorit dhe tetorit të vitit 2023 mbi 19 persona u vranë. C`ka detyroi kryeministrin e vendit Ulf Kristerrson qe te kerkonte ndërhyrjen e ushtrisë për të ndihmuar policinë.


Ky është fundi i Mustafa Aljiburi 34 vjeç i njohur ndryshe si Benzema. I njohur si një prej prej 3 lidërve të bandës famëkeqe në Suedi me emrin Foxtrot.

Gjithcka ndodhi mesditën e datën 8 janar 2024 dhe është e fiksuar në kamera amatore dhe kamera të sigurisë.

Në videot e publikuara duket një makinë e markës mercedez e ngecur në trafik dhe në krahun e djathtë nga ana e pasagjerit vjen një person me akpuç të bardhë dhe doreza të zeza që e qëllon 15 herë me armë zjarri dhe më pas largohet

Benzema nuk pati mundësi të mbrohej duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Pak pas sulmit policia e ndihmuar nga banorë të zonës kapën autorin foto e të cilit u publikua në mediat irakiane.

Sipas mediave vendase autori ishte një 19 vjeçar me pasaportë suedeze. Pas verifikimeve të metejshme u provua se bëhej fjalë për shtetasin shqiptar Gjuljan Prenga me pasaportë Suedeze.
Autori ishte kamufluar si një shpërndarës me motor. Ai e ndoqi Mustafa Aljiburi për një kohë të gjatë dhe shfrytëzoi trafikun e rënduar në rrugë për ta qëlluar për vdekje.

Përvec Gjuljan Prengës në Irak janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë suedezë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në sulm në veprime active për të siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes.
Në rrjetet sociale kishte shumë postime me fishekzjarre ku festohej vdekja e Benzema.

Një nga fotot ku duket qartë gëzimi i kundërshtarëve të tij është ajo e Ismail Abdo që shfaqet me dy shokët e tij Vrasja dyshohet të jetë kryer përkundrejt pagesës. Por a është Ismail Abdo organizatori i këtij sulmi ?

Pas ngjarjes sic raportoi gazea suedeze Expressen. Reagimi i Ministrisë së punëve të jashtme të Suedisë “Ambasada në Bagdad po heton informacionin dhe është në kontakt me autoritetet lokale”,

Sipas të njëjtës gazetë përgjegjës për sulmin është Ismail Abdo.

Por nga ana e autoritteve suedeze nuk përjashtohet që të jetë porositur dhe nga Rawa Majid. I njohur me pseudonimin “Dhelpra Kurde” ose potencialisht nga nje grup tjeter.

Vitet e fundit nivelit i kriminalitetit në Suedi u rrit në mënyrë alaramnte. Përgjegjës për këtë ishte rrjeti krimina Foxtrot.
Në vitet e shkuara Mustafaa Aljiburi Rawa Majidi dhe Ismail Abdo ishin sëbashku në krye të bandës së Foxtrot Banda e Foxtrot është një rrjet kriminal në Suedi që u ngrit gjatë fundit të vitit 2010. Rrjeti u bë shpërndarësi kryesor i narkotikëve në Suedi. Raëa Majid, i njohur gjithashtu si Dhelpra Kurde, është udhëheqësi i Foxtrot.


Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке