A1 Report - Vlorë, Gjergj Bojaxhi bllokoi pallatin e Bashës më 2011

Описание к видео A1 Report - Vlorë, Gjergj Bojaxhi bllokoi pallatin e Bashës më 2011

"Një problem tepër kompleks dhe me një sërë shkeljes të një pas njëshme të kryer nga shumë zyrtarë". kështu e ka quajtur INUK, ndërtimin e pallatit në zonën e "Ujit të Ftohtë" në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.

Në kallëzimin e tij, të datës 9 shtator 2011, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka evidentuar të gjitha shkeljet e kryera gjatë fillimit të punimeve si dhe në të njëjtën kohë, ka ngritur për prokurorinë e Vlorës dhe një pikëpyetje të madhe, se dhe trualli ku pretendohet se është ngritur pallati shumë katësh, duket se nuk i përket personave që në fakt pretendojnë pronësinë.

Dokumenti është nënshkruar nga ish-kreu i Inspektoriatit Ndërtimor dhe një nga krerët e Partisë Demokratike, Gjergj Bojaxhi.

Në kallëzimin e INUK, pretendohet se kjo pronë është krijuar nga hiçi,si rezultat i manipulimit të procedurave përkatëse mbi fitimin pronësisë dhe rregjistrimit virtual të saj, miratimin e lejeve të ndërtimit mbi një shesh ndërtimi tërësisht ekzistent dhe duke vazhduar më tej me trasformimin e pejsazhit natyror përmes hedhjes së materialeve inerte, për krijimin e truallit të nevojshëm mbi të cilin është ngritur objekti në fjalë.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке