Bletaria jo vetëm zanat por edhe kënaqësi

Описание к видео Bletaria jo vetëm zanat por edhe kënaqësi

Mbajtja e bletëve daton 9000 vjet më parë dhe tradicionalisht ka qenë për mjaltin. Në epokën moderne, përdoret më shpesh për pllenim të të korrave dhe perfitimin e produkteve të tjera, të tilla si dylli dhe propolisi.

Bletaria është një nga industritë më të vjetra në ekzistencë, por përballet me kërcënime të shumta. Një numër i firmave të teknologjisë shpresojnë të ndihmojnë bletët të ketë një të ardhme më të sigurt.

Ekspertët janë shprehur se kosheret po kërcënohen dhe me shumë gjasë mund të vdesin. Gjatë viteve të fundit ato po preken nga një marimangë parazitare vdekjeprurëse, por edhe nga pesticidet dhe ndryshimet klimatike.

Një sondazh i realizuar midis Prillit të vitit 2019 dhe 2020 tregoi se 43.7% e koshereve amerikane kishin pësuar dëme të konsiderueshme. Kjo ishte shifra e dytë më e lartë vjetore që nga një studim i bërë njëdekade më parë.

Shumë njerëz kanë aktivitete të bletarisë që i bëjnë si hobi, e në vendin tone një nga ato është Agimi I cili mban përmbi 50 koshere bletë

Комментарии

Информация по комментариям в разработке