Adi Hila dhe Pandi Laço tërhiqen nga pjesëmarrja në festivalin Europian - (11 Maj 2005)

Описание к видео Adi Hila dhe Pandi Laço tërhiqen nga pjesëmarrja në festivalin Europian - (11 Maj 2005)

Lajme Arkiva 2005

Vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e këngës fituese të Festivalit Kombëtar të fundvitit në Festivalin Europian 2005-së në Kiev të Ukrainës. Autorët e këngës “Nesër shkoj”, kompozitori Adrian Hila dhe autori i vargjeve Pandi Laço kanë deklaruar para mediave se tërhiqen nga konkurrimi në evropianin e këtij viti. Shkak për këtë vendim të vështirë sipas tyre është shkelja e të drejtave të tyre si të vetmit autorë ligjor të këngës dhe moszbatimi nga ana e Radio Televizionit Shqiptar e kontratës së nënshkruar bashkërisht. Pak orë më parë RTSH dhe kompania celulare AMC organizuar një konferencë promovuese për shtyp në të cilën nuk ishin ftuar autorët e këngës.

Pandi Laço: “Në këtë kontratë që ne firmosur thuhet gjithashtu që televizioni shqiptar mund të mbivendosë informacione dhe grafika në transmetimet televizive që ai transmeton që kanë të bëjnë me këngën ose xhingla në transmetime radiofonike ose suporte të formateve të ndryshme duke përjashtuar informacione grafike dhe zanore të sponsorëve. Domethënë ne nuk ja japim këtë të drejtë si licencues televizionit shqiptar. Kjo është një shkelje tjetër që ka bërë televizioni shqiptar duke organizuar një konferencë shtypi sot në orën një kur ne nuk ishim prezent dhe nuk ishim të ftuar në atë konferencë.”

Dy autorët ndihen të prekur jo vetëm ligjërisht, por edhe financiarisht.

Adrian Hila: “Si autorë të këngës kemi kryer të gjitha shpenzimet financiare për realizimin e këngës audio në Itali duke paguar deri biletat e avionit dhe hotelet për kolegët tanë që kanë shkuar në Itali për të realizuar këngën. Kemi mbuluar shpenzimet e videoklipit që “nesër shkoj” duke mbuluar shpenzimet e produksionit video. Duke mbuluar shpenzimet e udhëtimit për në Maqedoni për të gjithë trupën që ka qenë në Maqedoni dhe të gjitha këto udhëtime përfshirë dhe Ledina Çelon. Të gjitha shpenzimet i kemi paguar ne. Përveç kësaj ne kemi mbuluar edhe shpenzimet për produksionin 2500 CD dhe 2500 DVD të cilat u shpërndanë sot pa praninë tonë dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë qindarkë nga Radio Televizioni Shqiptar i cili bën publike me një jehonë shumë të madhe punën stratosferike që ka bërë në thonjëza. Radio televizioni Shqiptar nuk ka bërë asgjë për këngën “nesër shkoj” të gjitha takime, kontaktet, telefonatat, produksionet i kemi kryer unë edhe Pandi Laço.”

Mungesën në këtë moment të vështirë ë interpretueses së krijimit të tyre Ledina Çelo, dy artistët e njohur e konsiderojnë si një goditje morale.

Pandi Laço: “Ledina me vullnetin e saj nuk ka marrë pjesë në këtë konferencë për shtyp. Nuk e di se cila është arsyeja. Ndoshta është ndonjë marrëveshje apo kontratë për interesat vetjake të cilat lidhen me konferencën për shtyp që u bë para disa orësh, por dua të them me përgjegjësi të plotë se Ledina Çelo nuk ka asnjë të drejtë autorësie mbi këngën. Në bazë të ligjit të të drejtave të autorit këngëtari dhe arrangjuesi janë ekzekutues dhe nuk kanë asnjë lloj te drejte mbi pronën, mbi veprën.”

Vetëm një javë nga fillim i festivalit evropian Hila dhe Laço që gëzojnë të drejtat mbi këtë këngë deklarojnë se kanë filluar procedurat ligjore në kërkim të dëmshpërblimit moral dhe financiar pasi deri në momentet e fundit nuk ka qenë dialogimi me shkelësit e kontratës. Nuk ka një qëndrim të RTSH-ës për këtë çështje pasi në atë që u organizua si një konferencë për shtyp nuk u lejuan pyetjet nga gazetarët./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке