Top Channel/ "Hajde më përqafo pak", ish-drejtoresha vë në siklet Ramën. Ja çfarë bën kryeministri

Описание к видео Top Channel/ "Hajde më përqafo pak", ish-drejtoresha vë në siklet Ramën. Ja çfarë bën kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” në Berat ku të pranishëm kanë qenë edhe personalitete të cilët kanë dale nga kjo shkollë.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë Kita Sallabanda një ndër neurokirurgët më të mire në vend që punon njëkohësisht edhe në Spanjë si dhe ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Ka shërbyer një rrëfim i sinqertë i doktor Sallabandës për dashurinë e parë në gjimnazin e Beratit, që kryeministri të mos i ndalte batutat.

“Këtu kam njohur dashurinë time të parë, atë dashurinë e gjimnazistëve shumë e shumë vite më parë. Profesoresha Elpiniqi më ndiqte nga mbrapa dhe më thoshte “jo”. Kam shumë kujtime të bukura”, rrëfeu doktor Sallabanda.

Nuk vonuan as batutat e kryeministrit. “Sot e mora vesh që Kita është edhe qejfli se mbaka mend edhe dashurinë e parë nga gjimnazi dhe nuk rrika dot edhe pa e thënë. Për të mbajtur mend të gjithë e mbajmë, por Kita Sallabanda, gati gati sa nuk i tha ish drejtoreshës “shihemi pak mbrapa se dua të më çosh te dashuria e parë”. U mor vesh pa dashjen tënde Kita se motivi kryesor për të ardhur këtu dhe jam bindur që drejtorja dhe mësuesit e tjerë do të shoqërojnë të pini një kafe me dashurinë e parë”.

Kita Sallabanda: Këtu kam njohur dashurinë time të parë, atë dashurinë e gjimnazistëve shumë e shumë vite më parë. Profesoresha Elpiniqi më ndiqtë nga mbrapa dhe më thoshte “jo”. Kam shumë kujtime të bukura.

Ish-drejtoresha: Ajo dashuria e parë më tërhoqi pak, por vetëm emrin doja unë.

Edi Rama: Sot e mora vesh që Kita është edhe qejfli se mbanka mend edhe dashurinë e parë nga gjimnazi dhe nuk rrika dot edhe pa e thënë. Për të mbajtur mend të gjithë e mbajmë, por Kita Sallabanda, gati gati sa nuk i tha ish drejtoreshës “shihemi pak mbrapa se dua të më çosh te dashuria e parë”. U mor vesh pa dashjen tënde Kita se motivi kryesor për të ardhur këtu dhe jam bindur që drejtorja dhe mësuesit e tjerë do të shoqërojnë të pini një kafe me dashurinë e parë. Sa herë e shoh Dhorin (Kule) them “a sikur të ishte edhe gjithë opozita si Dhori, sa mirë do ishte Shqipëria. ”

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rama#Berat#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке