Stop/”Sill lekët, merr makinat”, i mbajnë peng makineritë për borxhin e motrës - 13 Shtator 2024

Описание к видео Stop/”Sill lekët, merr makinat”, i mbajnë peng makineritë për borxhin e motrës - 13 Shtator 2024

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.


Jemi në Elbasan për denoncimin e qytetarit Fatjon Tahiri, i cili përfundoi në burg në vitin 2021, pasi refuzoi t’i jepte mallin, që kishte qepur në fasonerinë e tij ndaj dy shtetaseve. Këto të fundit nuk e likujduan, po e denoncuan e për pasojë, Fatjoni bëri 13 muaj burg. Kur doli nga qelia, u përball me Eda Turkun, e cila bashkë me pronarin e ndërtesës Elton Dushku, i mbajnë makinat qepëse, që ishin të Fatjonit, me pretendimin, se motra e tij i kishte marr borxh 5000 euro Eda Turkut. Fatjon Tahiri i denoncoi në prokurori të dy këta shtetas, por prokurori vendosi mosfillimin e procedimit penal.Në deklaratat, që ka dhënë në prokurori, pronari i ndërtesës ka thënë, se 11 makinat qepëse janë të Fatjonit.Ndërkohë Eda Turku ka deklaruar, se makinat qepëse janë të pronarit të ndërtesës. Nga ana tjetër ajo i kërkon mbrapsht paratë, që i ka dhënë të motrës, në mënyrë që të marrë makinat qepëse.Eksperti i cështjeve noteriale Fatmir Laçej, shjegon, sesi kërkohet borxhi dhe përfshirja e personave të tjerë, sipas tij, përbën vepër penale, pasi është vetëgjyqësi.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке