Uniko - Familjaret e Viktor dhe Besmir Haxhia: Talo Çela ka qendruar ne shtepine tone

Описание к видео Uniko - Familjaret e Viktor dhe Besmir Haxhia: Talo Çela ka qendruar ne shtepine tone

Spartak Koka: Klevis Alla ka rrëfyer për implikimin e një personi tjetër, një shumë të kërkuari nga ana e drejtësisë. Bëhet fjalë për Talo Çelën, i cili është një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia. Sipas policisë, ky shtetas është i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e djemve tuaj. Talo Çela, 1 javë apo 10 ditë pasi i ka dalë emri, ka dhënë një intervistë për emisionin Uniko dhe më ka rrëfyer se ai nuk është i implikuar drejtpërdrejt apo tërthorazi në vrasjen e të afërmve tuaj. Ai pretendon se ka qenë në shtëpinë tuaj, në këtë shtëpi ku po flasim dhe po japim intervistë. Zonja Marte, e njohni këtë person dhe ç’raport ka pasur ai? A janë të vërteta deklaratat që ka thënë ai se ka jetuar këtu në shtëpinë tuaj? A e dinit ju se çfarë përfaqësonte Talo Çela?
Nëna: Në atë moment kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë tonë me qira, në kat të dytë.
Spartak Koka: Prej sa kohësh jetonte Talo Çela këtu me qira?
Motra: Personi në fjalë ka jetuar me qira në shtëpinë e vëllait të madh që nga Shtatori i vitit 2019. Që nga tërmeti i parë i Shtatorit i vitit 2019 ka jetuar në katin sipër ku ishte shtëpia e vëllait të madh. Ne nuk e kemi njohur. Nuk e kemi bërë dot lidhjen e personit me emrin deri në momentin kur kemi parë foton edhe emrin që personi që ka jetuar në shtëpinë tonë paska qenë një person në kërkim dhe qenka i dyshuar për vrasjen e vëllezërve tanë.
Spartak Koka: Çfarë ndodhi me Talo Çelën pasi u mësua lajmi i vrasjes së dy djemve tuaj zonja Marte?
Nëna: Ai në atë moment ishte shokuar kur mori vesh në televizor...ai iku, u largua.
Spartak Koka: Pra është larguar pas ngjarjes?
Nëna: Pas ngjarjes.
Spartak Koka: Ai thotë që ka qenë këtu dhe kur janë vrarë dy të tjerë, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj, një ngjarje e ndodhur në muajin Mars. Pra, korrenspondon Shtator deri në kohën kur ka ndodhur vrasja e vëllezërit tuaj, nga Shtatori 2019 deri në Prill 2020. Kush e njihte Talo Çelën dhe kush e kishte strehuar nga vëllezërit? Kush kishte marrëdhënie më të afërta?
Motra: Përderisa shtëpia ka qenë e Besmirit, ishte e drejta e atij që në shtëpi të vetë mund të fuste këdo me qira. Hyrja ishte më vete, nuk ishte në një hyrje me babain. Ka pasur hyrje tjetër, nuk hyet nga e njëjta portë, janë dy porta të ndryshme për secilin kat. Kështu që Besmiri e ka strehuar në shtëpi, por pa e ditur se kush ishte personi, pa e lidhur ndoshta figurën me emrin.
Spartak Koka: Ju e lidhni dot çfarë përfaqësonte ky person? Kishit kontakte, kishit dijeni për këtë gjë?
Motra: Jo, ne nuk kemi pasur asnjë dijeni.
Spartak Koka: Flisnit, komunikonit me Talo Çelën?
Nëna: Jo jo nuk flisnim. Unë për atë moment them ka qenë këtu, por se sa i përfshirë është ai ne nuk po akuzojmë personin në fjalë apo persona të tjerë. Atë ja lëmë shtetit, ta gjejë drejtësia se kush ka qenë i implikuar në këto vrasjet e djemve të mi. Dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë t’i gjejë ai ata që kanë dhënë urdhër ose që kanë qenë të përfshirë në atë ngjarje për vrasjen e djemve të mi. Këtë intervistë unë e jap për të nxjerrë të drejtën e fëmijëve të mi që s’kanë qenë të implikuar në asnjë gjë. Jo për të mbrojtur askënd, unë s’dua të mbroj, atë e nxjerr drejtësia se kush i ka vrarë djemtë e mi, të gjejnë vrasësit e vërtetë.
Spartak Koka: Cila ka qenë marrëdhënia e Talos me vëllezërit? Kanë pasur marrëdhënie të mirë? Kanë pasur grindje? Çfarë ndodhte?
Motra: Me dijeninë time, duke qenë se ai ka qenë thjesht një qiraxhi, thjesht kanë pasur marrëdhënie të mira, një mirëmëngjes, një mirëmbrëma, nuk di më gjatë të flasë për këtë.
Spartak Koka: Ai thotë që e njihte Besmirin nëpërmjet Altin Ndocit.
Motra: Nuk jap dot një informacion të tillë.
Spartak Koka: Pasi u publikua kjo intervistë e Talo Çelës me pretendimet e tij, a ju kontaktoi njeri nga organet ligjzbatuese dhe nga hetuesit për të thënë është e vërtetë apo nuk është e vërtetë kjo pjesë?
Motra: Pasi është publikuar intervista e Talo Çelës, ne nuk kemi pasur asnjë kontakt as nga shteti, as nga media nga askush.
Spartak Koka: A mendoni se Talo Çela ka qenë i implikuar tërthorazi në vrasjen e të afërmve tuaj? A ka pasur një konflikt që mund të shtynte atë?
Motra: Me dijeninë time, vëllezërit e mi nuk kanë pasur konflikte. Ne nuk kemi akuzuar njeri, nuk akuzojmë njeri. Ne thjesht duam të dali e vërteta, të zbardhet e vërteta për vrasjen e vëllezërve të mi.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке