Pa Gjurme-Një punonjëse seksi në kërkim të së bijës/Surprizohet live, klienti e propozon…(28.12.22)

Описание к видео Pa Gjurme-Një punonjëse seksi në kërkim të së bijës/Surprizohet live, klienti e propozon…(28.12.22)

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Pa Gjurme-Një punonjëse seksi në kërkim të së bijës/Surprizohet live, klienti e propozon…(28.12.22)


Një propozim i pazakontë ndodhi pasditen e kësaj të marte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, kur një ish-punonjëse seksi u surprizua live nga ish-klienti i saj. Olsi, 24-vjeçari me të cilin bashkëjeton sot Teuta 26-vjeçare, mbërriti në studio dhe e propozoi për martesë. Jo pak emocione dhe lot gëzimi dhuroi ky çast në studio, kur të dy u pushtuan në përqafime. Historia e Teutës ngjan me atë të 'Pretty Ëoman'. Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa rrëfeu një histori tronditëse, sesi gjeti dashurinë e jetës, pasi përfundoi trotuareve nga dhuna barbare e ish-bashkëshortit.

Odeta Dume: Sot me kë jeton ?
Ish-Punonjësja e seksit: Me djalin që jam dashuruar
Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë ?
Ish-Punonjësja e seksit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë
Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë ?
Ish-Punonjësja e seksit: Jo akoma…se di pse? Une e dua shumë…

Ishte ky momenti, që u shfrytëzua nga Olsi, i cili pasi hyri papritur në studio me një unazë në dorë iu drejtua me fjalë zemre gruas që dashuron.

Olsi: Mos qaj, më ke mua
Teuta: Uaaa...nuk e besoj që je këtu
Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm.
Olsi: Do të martohesh me mua?
Teuta: Po dhe vetëm po
Ishte ky një moment i paharrueshëm për Teutën, e cila mori edhe një buqetë lule nga i dashuri i saj, njeriu tek i cili sot ka gjetur mbështetjen më të madhe. Ajo kishte ardhur në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, për t’ju drejtuar me një apel të bijës me të cilën nuk takohet dot. Dhuna barbare nga ish-bashkëshorti e detyroi nënën të lë banesën e të largohej përgjithnjë edhe pse ishte shtatzanë. E pambrojtur dhe pa mbështetjen e askujt, për dy vite më radhë ajo punoi si punonjëse seksi në një qytet në juglindje të Shqipërisë. E penduar për atë që ka bërë në të shkuarën, mes lotësh 26-vjeçarja ka një mesazh për vajzën 3-vjeçare.

‘Ish-bashkëshorti me dhunonte, isha shtatzënë me djalin, kur vendosa të ikja nga ai.Vajza qante, nuk kisha ku ta merrja se as vete nuk e dija ku do shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzanisë. Nuk kisha para dhe pas lindjes së djalit u detyrova të dilja trotuareve për të gjetur klientë.Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë. Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë’-mbyll rrëfimin e saj mes lotësh Teuta

Комментарии

Информация по комментариям в разработке