E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (22 korrik 2018)

Описание к видео E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (22 korrik 2018)

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...

Në vitin 2006 në familjen Gjeli nga një fshat i Elbasanit ka ndodhur një fatkeqësi. Kryefamiljari Riza Gjeli ka bërë një aksident më 5 Dhjetor duke lënë jetimë 5 fëmijë. Kjo ngjarje përveç pikëllimit që ka sjellë në familje ka shkaktuar edhe probleme mes zonjës, bashkëshortes së Rizait dhe vëllait të tij Bujarit, pasi Zejnepja akuzon Bujarin se ai ka marrë dëmshpërblimin për aksidentin e ndodhur. Nga ana tjetër, djali i Zejnepes ka thirrur të ëmën në “Shihemi në gjyq” për t’i kërkuar llogari në lidhje me përgjegjësitë që ajo si nënë ka ndaj të drejtës që u lind për përfitimin e dëmshpërblimit.

Zejnepe: Unë këtu kam ardhur për djalin tim në radhë të parë sepse më ka ikur nga shtëpia. Kërkon të drejtën e babait të vet, por unë atë gabim e bëra sepse isha e paditur. Baba s’kisha, vëlla që të më drejtonte, kështu që iu besova kunetërve. Kunetërit morën firmën dhe nuk bënë asgjë. Bashkëshorti im ndërroi jetë në Dhjetor të vitit 2006.

Eni Çobani: Në ato momente ju keni qenë e rënduar edhe emocionalisht. Nuk e keni pasur mendjen se çfarë po ndodh me dokumentacionin, por çfarë dini ju për ngjarjen dhe kush është marrë me këtë ngjarje.

Zejnepe: Bujar Gjeli, kunati im.

Eni Çobani: Dua t’ju vë në dijeni që Bujarin e kam kontaktuar disa herë, nuk ka dëshiruar të jetë përballë jush. Ai ka thënë që “ajo zonjë duhet të shkojë ta zgjidhë atje ku duhet, me mua nuk ka asnjë problem”...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке