Zhvillimi i Hershëm i Fëmijës është periudhë me shumë risqe dhe mundësi. Gjatë viteve të para të jetës, zhvillimi i fëmijës është shumë intensiv, dinamik, i ndërlikuar, i ndikuar nga ndërveprimi i një game të gjerë faktorësh biologjikë dhe mjedisorë. Shumica e fëmijëve ndjekin trajektore tipike zhvillimi në aspektet fizike, socio-emocionale, dhe konjitive të zhvillimit. Megjithatë, disa fëmijë mund të rrezikojnë të mos zhvillohen në nivelin e plotë të potencialit të tyre për shkak të mungesës së kujdesit gjatë rritjes, si dhe kushteve të lidhura me shëndetin ose ato biologjike.
Sistemet shëndetësore janë në pozicionin më të mirë për identifikimin e fëmijëve që rrezikojnë të përballen me vështirësi zhvillimore dhe për mbështetjen e ndërhyrjeve në fëmijërinë e hershme. Profesionistët e shëndetësisë mund të sigurojnë identifikimin evështirësive zhvillimore në kohë dhe të ofrojnë mbështetje me cilësi për përmirësimin e zhvillimit përmes qasjeve sistematike, të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse ndaj monitorimit të zhvillimit. Kjo qasje duhet të përfshijë përfshirjen e zhvillimit të fëmijës në programet e vizitave shëndetësore rutinë, ofrimin e këshillimit dhe mbështetjes për ata që kujdesen për fëmijët, me qëllim kuptimin dhe mbështetjen e zhvillimit të fëmijëve gjatë veprimtarive të përditshme, si dhe marrjen në konsideratë të faktorëve të riskut që lidhen me fëmijën, familjen dhe komunitetin.
Në shumë vende, ofruesit e shërbimit shëndetësor përdorin instrumente standarde, të verifikuara dhe të përshtatshme si nga aspekti kulturor, ashtu edhe ai klinik që bazohen në teori për monitorimin e zhvillimit, lehtësimin e bisedave me ofruesit e kujdesit për fëmijët lidhur me zhvillimin e tyre dhe për nxjerrë në pah shqetësimet e prindërve, si dhe për identifikimin e vonesave dhe nevojës për mbështetje shtesë.
Monitorimi i efektshëm dhe i gjithanshëm ka nevojë për instrumente, kohë të përkushtuar për këtë qëllim në kuadër të kontaktit rutinë me shërbimin shëndetësor dhe profesionistë shëndetësore me dije të mira në identifikimin e vështirësive zhvillimore, që angazhohen me ofruesit e kujdesit për fëmijë në format të bazuar në familje dhe në pika të forta, lidhur me problemet zhvillimore të fëmijës.
Ky webinar synon t'i paraqesë pjesëmarrësve monitorimin zhvillimor si pjesë të shërbimeve shëndetësore rutinë për fëmijët. Webinar-i do të eksplorojë:
• Konceptet, përkufizimet dhe parimet kyçe të monitorimit zhvillimor, qasjet ndaj zbatimit të tij, dhe konsideratat kyçe që lidhen me burimet njerëzore, proceset e punës, përzgjedhjen e instrumenteve dhe rolin që sistemet shëndetësore luajnë në këtë proces.
• Organizimi i monitorimit zhvillimor në disa vende:
o Skocia: përdorimi i Pyetësorit të Moshës dhe Fazave (ASQ) në kudër të vizitave shëndetësore me fëmijët e vegjël dhe familjet.
o Portugalia: përdorimi i etapave sipas Mary Sheridan, në kuadër të monitorimit zhvillimor, dhe të përfshirë si pjesë e sistemit të informacionit
o Azerbajxhani: përdorimi i Udhëzuesit për Monitorimin e Zhvillimit të Fëmijës (GMCD), përshtatja dhe integrimi në kujdesin shëndetësor parësor
o Sllovakia: përdorimi i një platforme online me etapa zhvillimore për prindërit dhe profesionistët
Ky webinar organizohet nga Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECARO), Zyra rajonale e OBSH-së për Evropën (OBSH/Evropë), dhe Shoqata Ndërkombëtare Hap pas Hapi (ISSA).
Информация по комментариям в разработке