Kuvendi i PD, Berisha: Shqipëria europiane, objektiv i mandatit të dytë - (23 Maj 2009)

Описание к видео Kuvendi i PD, Berisha: Shqipëria europiane, objektiv i mandatit të dytë - (23 Maj 2009)

Lajme arkiva 2009

Demokratët shpallin programin për mandatin e dytë qeverisës. Program që në 28 qershor siç tha kryeministri Sali Berisha, do të shënojë një pikë të fortë kthese në historinë e vendit duke përsëritur sikurse tha, fitoren e 1992.

Sali Berisha: “Parti e parë e besimit të shqiptarëve, parti e lirive e të drejtave të tyre, parti e interesit kombëtar, parti e interesit europian të shqiptarëve, e shtrimeve të mëdha, e transformimit të ëndrrave të bukura të tyre në realitet. Parti e fitores më të sigurt, e rikthimit të fitores së ’92 më 28 qershor të vitit 2009.

Përpara se të shpallte programin, kryeministri rifreskoi memorien për gjithçka është bërë në këto katër vite. Një paraqitje publike e arritjeve që natyrshëm u shoqërua me mirënjohjen për ministrat, deputetët në kandidim ose jo, punonjësit e administratës që bënë të mundur, siç tha Berisha, reformat epokale. Shqipëria në NATO, me rritjen më të lartë ekonomike gjatë vitit 2008 në kulmin e krizës botërore me paga e pensione të dyfishuara për 300 mijë punonjës e pensionistë me numër të dyfishuar studentësh sot 150 mijë, vend lider në rajon për nga investimet e huaja me një shifër rekord turistësh një vit më parë 2.7 milion janë disa nga arritjet në katër vite të qeverisë Berisha. Por kryeministri nuk harroi të përmendë ratifikimin në kohë rekord të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe hapin tjetër historik atë të aplikimit për statusin e vendit kandidat në Bashkim Europian. Në 4 vitet që vijnë objektivat janë më ambicioze.

Sali Berisha: “1 herë, 100, 1000 herë kam pyetur veten, cili do jetë 1 herë, 100 herë, 1000 herë, vetëm një përgjigje më vjen në kokë, vetëm një përgjigje më vjen në mendje, vetëm një përgjigje buron nga shpirti im, buron nga shpirti juaj, buron nga shpirti i mbarë shqiptarëve. Shqipëria Europiane, ky është horizonti ynë, ky është fati ynë, ky është destinacioni ynë.”

Kryeministri premtoi 28 qershori do të shënojë fillimin e një procesi reformash e miratimit të ligjeve që do të ndërtojnë Shqipërinë e standardeve të denja për një vend të Bashkimit Europian. Këtu ishte momenti për të shpallur dy ambiciet kryesore të programit demokrat, lëvizja pa viza dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian shoqëruar me afate konkrete.

Sali Berisha: “Dy do jenë zotimet e këtij kuvendi apo kryezotimet e tij. E para lëvizja juaj e lirë. Lëvizja e lirë e shqiptarëve brenda vitit të parë të mandatit të dytë në mbarë Europën. E dyta, Shqipëria gati në vitin 2013, e gatshme për verdiktin final të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.”

Programi i 4 viteve të ardhshme flet për institucione të konsoliduara, për reformë të thellë në sistemin e drejtësisë për garantim të lirive dhe të drejtave njerëzore. Kryeministri nuk do të harroi të përmend minoritetet.

Sali Berisha: “Le të punojmë ne për të konsoliduar pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe përgjegjshmërinë e tyre të plotë ligjore...”


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке