U dhunua që ditën e parë të martesës,rrëfehet këngëtarja:Në fund më dëboi për të dashurën -Pa Gjurme

Описание к видео U dhunua që ditën e parë të martesës,rrëfehet këngëtarja:Në fund më dëboi për të dashurën -Pa Gjurme

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Thonë shpesh që pas buzëqeshjes fshihet një dhimbje e madhe. Kështu ndodh edhe me rastin e 46-vjeçares nga Korça e cila jeton e ndarë nga fëmijët e saj për shkak të rrethanave që jeta u ka servirur.
Me profesion këngëtare, ajo mundohet të fshehë një realitet të hidhur dhe të sajën.
Gjithçka nisi në vitin 1998 kur u martu me shkuesi në qytetin e Elbasanit, një martesë nga e cila erdhën në jetë 3 djem. Pas 15 vitesh dhunë, në 2013 e reja përfundon në rrugë bashkë me 3 fëmijët ku më i vogli 4 vjeç, pasi partneri kishte nisur një tjetër lidhje dashurie. Pas kësaj ajo u kthye tek shtëpia e nënës së saj, e cila është e sëmurë dhe jeton në kushte tejet të vështira. E gjendur në të tillë situatë, në pamundësi për t’u kujdesur për të 3 fëmijët, dy vite më parë dy fëmijët më të mëdhenj i dorëzoi tek babai i tyre, ish-bashkëshorti. Prej dy vitesh kësaj nëne i digjet zemra nga malli që ka për dy fëmijët, ndonëse ka kontakte të rregullta me to, ajo nuk është e qetë pasi nuk i ka pranë vetes.
E detyruar të kujdeset për nënën e verbër dhe për dalin e vogël 14 vjeç sot, korçarja këndon nëpër lokale të ndryshme, dhe fiton bukën e gojës me zërin që i ka falur zoti.
Dëshira e vetme e 46-vjeçares është që të mbledhë 3 fëmijët së bashku … t’i japë fund largësisë mes njëri tjetrit dhe të jetojnë si një familje e lumtur

Комментарии

Информация по комментариям в разработке