"Lekët ose do të vë bombën", polici kërcënon qytetarin se nuk i dha 3 mln lekë ryshfet - Fiks Fare

Описание к видео "Lekët ose do të vë bombën", polici kërcënon qytetarin se nuk i dha 3 mln lekë ryshfet - Fiks Fare

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, i cili kërcënohej nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia.

Kastriot Hoxha tregoi për Fiksin se para 7 vitesh ka blerë një shtëpi, për të cilën disponon certifikatë pronësie, por sapo e ka blerë , një polic i Komisariatit të Policisë së Urës Vajgurore , i cili njëkohësisht është edhe vëllai i komshies së zotërisë, e kërcënon se do ja shembin shtëpinë. Kjo sipas denoncuesit ndodh se që kur ka blerë shtëpinë polici i ka kërkuar 3mln lekë ryshfet për mos ta ngacmuar, gjë të cilën z.Hoxha nuk e ka bërë pasi ka qenë me dokumentacion të rregullt.

Mosdhënia e këtij ryshfeti ka sjell më mbrapa edhe përkeqësimin e situatës me kërcënime nga më të ndryshmet.

Në Komisariatin e Policisë në Urën Vajgurore thonë se duan prova se ndryshe nuk kanë çfarë i bëjnë kolegut të tyre.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке