Shije Shtëpie - Tavë me pulë, domate dhe oriz nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Tavë me pulë, domate dhe oriz nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

4 racione mish pule

3 qepë të thata (mesatare)

2 thelpinj hudhër

2-3 speca

4 domate të mëdha

1 lugë çaji sheqer

1 filxhan çaji oriz

Vaj ulliri

Kripë + piper të zi

Pak spec pikant

Fillimisht pastrojmë copat e mishit. I kaurdisim me pak vaj derisa mishi të zverdhet pak. Shtojmë në të 2 gota ujë sa mishi të mbulohet dhe e lemë të valojë për 20 – 25 duke shtuar në të dhe pak kripë.

Ndërkohë në një tigan me vaj kaurdisim qepët të prera me fije të holla si për sallatë. E kaurdisim atë derisa të të fillojë të zverdhet. Shtojmë specat në fije dhe i përziejmë derisa ulin volumin e më pas shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në feta të holla.

Shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në feta të holla. Shtojmë 1 lugë çaj sheqer, kripë + piper të zi + pak spec pikant (opsionale). E lëmë domaten dhe qepën të ziejë e më pas shtojmë mishin + lëngun dhe i lëmë të ziejë së bashku 10 min. Shtojmë orizin në tigan dhe e lëmë të marrë valë pak maksimumi 5 min.

Transferojmë përbërësit nga tigani në një tavë. E vendosim më pas në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 min derisa mishi dhe orizi të kenë zierë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке