Qytetarët e “Kalabrisë” mbesin pa shërbime mjekësore, “Na paskan marr në qafë”, komuna tregon arsyet

Описание к видео Qytetarët e “Kalabrisë” mbesin pa shërbime mjekësore, “Na paskan marr në qafë”, komuna tregon arsyet

#KosovaPress #KosovaPressLive

Mbyllja e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF-IX) në “Kalabri” për shkak të renovimit, që parashihet të zgjasë deri në tre muaj, ka krijuar shqetësim tek qytetarët e kësaj rrethine në kryeqytet.

Ani pse Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim disa ditë para mbylljes, ata thonë se nuk janë informuar për një gjë të tillë.

Qytetarët e “Kalabrisë” e konsiderojnë sfidë mbylljen e kësaj qendre dhe vizitën nëpër QMF-të e tjera të kryeqytetit.

Isuf Ahmeti për KosovaPress thotë se për shkak të moshës dhe lëvizjes së shpeshtë të veturave do ta ketë të vështirë të shkojë për vizitë në QMF-të e tjera të kryeqytetit.

Madje, ai shprehet skeptik që procesi i renovimit do të përfundojë brenda tre muajve siç është premtuar, derisa tregon se nuk është njoftuar për këtë vendim të komunës.


KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com

https://kosovapress.com/
Facebook:   / kosovapress  
YouTube:    / kosovapressofficial  
Twitter:   / @kosovapressi  
Instagram:   / kosovapressofficial  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке