Feijoa - 4 receta me feijoa-Kek, Komposto, Sallatë, Smoothie - 4 Different Cookings with Feijoa

Описание к видео Feijoa - 4 receta me feijoa-Kek, Komposto, Sallatë, Smoothie - 4 Different Cookings with Feijoa

Përshëndetje Miq. Në këtë video do t'ju tregojmë 4 receta të ndryshme gatimesh me frutin e feijoas.

Receta1: Komposto me feijoa
Përbërësit për 1 kavanoz 1l:
10-14 kokrra feijoa
1/4 e kavanozit me sheqer
3/4 e kavanozit me ujë.

Përgatitja:
Lajmë dhe qërojmë feijoat. Në një tenxhere shtojmë sheqerin dhe ujin dhe e lëmë derisa të marë valë. Kur valon shtojmë kokrrat e feijas, përziejmë për rreth 1 minutë dhe më pas i hedhim në kavanoz. Mbushim kavanozin edhe me shërbetin dhe e mbyllim mirë me kapak.

Receta 2. Kek me feijoa
Përbërësit:
2 gota miell
3/4 e gotës sheqer kaf
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë çaji sodë buke
8-10 feijoa
gjysëm gote vaj ose gjalpë
gjysëm gote qumësht

Përgatitja:
Fillimisht bashkojmë sheqerin, miellin, pluhurin pjekës dhe sodën e bukës.
Feijoat e qëruara i shtypim në një tas tjetër dhe i bëjmë si pure. Shtojmë vajin. Përzierjen e shtojmë tek përbërësit e thatë. Shtojmë qumësht. E hedhim në tepsi të lyer me gjalpë. Pjekim në 180 gradë.







Receta 3: Sallatë me feijoa.
Përbërësit:
Feijoa
Mollë
Arra
Kokrra shege
Mjaltë

Përgatitja
Presim mollën në feta dhe e vëmë në pjatë, shtojmë feijoan e prerë në feta, shtojmë arra, kokrra shege dhe sipër i hedhim mjaltë.

Receta 4. Smoothie me feijoa
Përbërësit:
Kos
Feijoa
Mjaltë

Përgatitja:
Në një blender shtojmë feijoat, kosin dhe mjaltin. Përziejmë dhe smoothie është gati.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке