Jugulajm, Festa e Gjysheve ne Permet

Описание к видео Jugulajm, Festa e Gjysheve ne Permet

Festivali “Nona” apo siç e quajnë ndryshe Festa e Gjysheve, ka mbledhur në Përmet, dhjetëra gjyshe nga e gjithë Shqipëria të cilat kanë shpalosur vlerat e tyre kulturore, familjare e tradicionale përfshirë edhe armën më të fortë siç është kulinaria. Mbrëmjen e djeshme është finalizuar ky aktivitet ku për herë të parë, ka grumbulluar një numër rekord vizitorësh të huaj apo vendas. Sipas të dhënave nga organizatorët apo dhe Zyra e Turizmit në Përmet, në tri ditët e Festivalit të Gjysheve, Përmeti është populluar nga mbi 20 mijë turistë. Një shifër rekord çka përkthehet me shtimin e të ardhurave në këtë qytet të bukur buzë Vjosës. Atmosfera siç duket edhe nga pamjet, ka qenë e jashtëzakonshme. Rrugët dhe qendra e qytetit ka qenë e mbushur plot e përplot me turistë aq sa duhej të rezervoje orë më parë një tryezë për të shijuar një kafe, apo ndonjë gatim tradicional në pjesën më të dukshme të qytetit. Njëkohësisht edhe hoteleria ka pasur bum frekuentuesish. Ndërsa gjyshet e gjithë Shqipërisë, kanë shpalosur atë që dinë më mirë-traditën e kulinarisë dhe produkteve artizanale.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке