Tv Klan - Rama në "Opinion": SMS e Monika Kryemadhit? Histori lehaqensh. Janë në hallin e tyre

Описание к видео Tv Klan - Rama në "Opinion": SMS e Monika Kryemadhit? Histori lehaqensh. Janë në hallin e tyre

Kryeministri Rama u rikthye në studion e emisionit “Opinion” këtë të enjte në një intervistë përballë Blendi Fevziut.

Pavarësisht debatit të madh publik që shkaktoi, Edi Rama ka refuzuar edhe një herë të komentojë arrestimin e ish-aleatit të tij Ilir Meta.

“Arrestimi i paraqitjeve vetë mund të ndodhë vetëm nëse SPAK-u apo prokuroria i thërret dhe pastaj i arreston. Policia nuk lajmëron kur arreston. Kurrë, asnjëherë. Është në protokoll. Ndërkohë që pse ndodhi kështu në këtë rast dhe pse s’ndodhi ashtu në atë rast ju vazhdoni investigojeni ose komentojeni si të doni, unë nuk marr pjesë në këtë”, tha Rama.

Megjithatë përballë insistimit të gazetarit Fevziu mbi dosjen Meta-Kryemadhi, por duke u ndalur dhe te dosja që vazhdon të mbajë në arrest shtëpie kryedemokratin Berisha, Rama i quajti hallexhinj të drejtësisë.

“Më vjen shumë keq po zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në hall të madh nuk debatoj”, tha Rama.

Kur u pyet nëse i frikësohet një përballje të tij me drejtësinë siç po ndodh me dy ish-kryeministrat, Rama ricikloi një deklaratë të 20 viteve më parë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Nuk ka bir nëne apo bir tjetër që mua të më dalë përpara dhe të më thotë që 1 qindarkë, e X, apo 1 qindarkë si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehaqensh. Dykëmbësorësh që kanë marrë rolin e qenit në mjedisin tonë publik”, tha Rama.

Modelin e ndjekur nga opozita në parlament e quan të paprecedentë.

“Nëse ti do më gjesh një parlament të një vendi europian, kërkojë në Lindje dhe Perëndim ku deputetët mund të djegin karriget e parlamentit dhe të mos marrin masa, ma ço atë shembull dhe ne duam që ta marrim Kosovën me vete në BE. Ne nuk duam të integrohemi në Kosovë, bashkë me Kosovën të izoluar nga SHBA, kështu që çfarë më thua Vetëvendosje”, tha Rama.

Kur u pyet për situatën e kriminalitetit, nisur nga atentati i të mërkurës në Shkodër me tre viktima, Rama mohon të jetë e renduar. Këtu sjell shifra të krahasuara me qeverisjen demokrate për të hedhur poshtë akuzat.

“Patjetër që këto janë tragjedi, nuk diskutohet, por krimi në Shqipëri është më i tkurrur dhe më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Ne e kemi marrë detyrën me mesatarisht 110-115 në vit, pra 1 vrasje në 3 ditë bëhej në Shqipëri dhe sot jemi në numrin më të ulët të vrasjeve që vjen duke u ulur progresivisht”, tha Rama.

Kryeministri pranoi të përgjigjet për akuzat për shpërdorim të buxhetit të shtetit duke paguar për luksin e udhëtimeve me charter apo për biletat e ndeshjes së basketbollit në Nju Jork gjatë vizitës javën e shkuar në SHBA.

“Ajo biletë as nuk blihet, e as nuk shitet. Unë jam i pari kryeministër që me dhuratat e marra kam krijuar një muze në kryeministri. Si Kryeministër fluturoj me avionin e posaçëm. Në çdo rast që unë fluturoj me familjen për arsye private unë marr bileta të WizzAir, marr bileta të Air Albania si gjithë të tjerët”, tha Rama.

Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке