GURABIJA ME KRIPË SUPER TË MIRA

Описание к видео GURABIJA ME KRIPË SUPER TË MIRA

PËRBËRËSIT:

125 gr gjalpë (e zbutur)
1 vezë ( e bardha në brumë, më të verdhën lyhet sipër)
Gjysë gote të çajit vaj (gota të jetë 125 ml )
1 lugë të gjellës jogurt / kos
1 peciv (10gr)
1 lugë të gjellës ufull rrushi ose molle
1 lugë të mesme sheqer
1 lugë të çajit kripë
2 lugë të gjellës nisheste
2 gota të ujit miell (gota të jetë 250 ml)

PËR LYERJE :
1 e verdhë e vesë
1 lugë të çajit sheqer
Susam sipër

PREGADITJA:

Marrim gjalpën e zbutur në temp.dhome dhe përbërësit e tjerë i përziejmë se bashku, e në fund e hedhim miellin dhe pecivën duke përzier mirë dhe nëse duhet miell mund ti shtoni derisa nuk ngjitet në duar, mandej fillojmë ti japim formën dhe i bëjmë të vogla sa një arrë dhe me anën e prapme të pirunit ia japim formën ( sipas dëshirës ç'fardo forme mund ti bëni )
Lyhen sipër me të verdhën e vesë dhe sipër i hedhim susam
Të piqen në temp.180 gradë 20-- 25 min.
Nëse i provoni ju bëfshin mirë .

NËSE JU KA PËLQYER VIDEOJA NDANI KËTË VIDEO (SHARE) ME TË AFËRMIT E JUAJ
SHKRUAJ KOMENT
VLERËSONI VIDEON ( LIKE)

Комментарии

Информация по комментариям в разработке