Vret gruan/ Burri nga burgu: Më tregoi videot intime.Motra e viktimës:10 vite e përndoqi, sot i lirë

Описание к видео Vret gruan/ Burri nga burgu: Më tregoi videot intime.Motra e viktimës:10 vite e përndoqi, sot i lirë

"Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24 - 17 shkurt, 2021

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 25 qershor të vitit 2019 në fshatin Babicë të Vlorës, tronditi mbarë opinionin publik. 44-vjeçarja Laureta Sulo u godit me thikë dhe levë hekuri për vdekje nga bashkëshorti i saj. Çifti Lavdosh dhe Laureta Sulo ishin duke drekuar së bashku në banesën e tyre kur ndodhi ngjarja. Mësohet se sherri mes çiftit kishte kohe që ishte i agravuar, për shkak të dyshimeve për tradhëti bashkëshortore nga ana e bashkëshortit. Lavdosh Saro deklaroi në polici pas krimit se dyshimet për lidhje jashtëmartesore ishin motivet e krimit në familje. Po konfliktet mes çiftit ishin të njohura brenda familjes dhe banorëve të zonës. Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, vëllai i autorit tentoi që të vriste me çifte në personin që dyshonte se kishte lidhje me kunatën e tij. Ndërsa vetë 56 vjecari ka qenë i denoncuar për dhunë në familje. Çifti Sulo kishin bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Edhe pse kanë kaluar dy vite nga dita që ndodhi ngjarja, familjarët e autorit apo edhe të të ndjerës kërkojnë drejtësi për të gjitha sa kanë ndodhur edhe para se të ndodhte krimi. Djali i viktimës pohon se personi i cili është bërë pjesë e familjes duke ndërhyrë ne marrdhënien baba-nënë është denoncuar nga ana e tyre disa here dhe sot është i lire dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Nga ana tjetër familja pohon se ky person të cilin ata e kanë denoncuar, e ka denoncuar para se të ndodhte krimi edhe e ndjera Laureta Sulo, e cila bëri kallzim në policinë e vlorës për përndjekje. Por situta mes të dy palëve ka qenë e komplikuar , aq sa sot familja kërkon drejtësi edhe për villain e autorit i cili ka qenë në dijeni të kësaj akuze që vëllai i tij bënte për bashkëshorten,duke tentuar të qartësoj dhe largojë nga familja e vëllait personin të cilin ata dyshonin dhe kishin akuza se kishte lidhje intime me kunatën, të ndjerën Laureta Sulo. Diten e sotme në studion e emisionit “Me Zemer te Hapur” kanë mbërritur familjarët e autorit por edhe të viktimës, për më shumë ndiqni këtë përballje të forte…

Комментарии

Информация по комментариям в разработке