Gjithmonë kam menduar se çfarë do mundet të bëja e të leja si shenjë të vogël kujtimi, si falënderim për fshatin tim të lindjes, për Koritën dhe për babain tim, Sulejmanin.
Mendja dhe zemra më thoshte, se aty ku mundem më shumë, në profesionin tim të gazetarisë.
Sa isha në pushime, një nga gjysmat e ditës, e shfrytëzova për të shkuar, lartë mbi 1500 metra, mbi 4 orë, atje ku u linda dhe u rrita, pra për ta xhiruar Koritën, e për të marr kujtime dhe rrëfime nga banorë të gjeneratave më të vjetër, për atë se si ishte jeta në Koritë në kohën e tyre.
Kam të xhiruar fjalët autoktone nga shqipja e bukur me të folur si karitas, të tre njerëzve që janë lindur, rritur dhe zhvilluar në Koritë
Me një video material 1 orësh, e sjellim Koritën, nga kujtimet e Qatip Demirit, Sulejman Selimit dhe Xhenur Ziberit, që i falënderoj pa masë që ndanë kohë e momente, për të na ngelur shenjë, shumë gjatë, brez pas brezi.
Faleminderit mjeshtrit të kavallit, Adnan Aliut që ma lejoji ta përdor një nga meloditë e tija dhe të ndjerit axhës Rizvan Sinanit, për videon në fjalë
Faleminderit publik edhe shokëve që më ndihmojnë te emisioni Sporti Shqiptar në Mërgim dhe mjetet e njëjta e kam xhiruar edhe materialin për Koritën.
Faleminderit Shqiprim Salihut, Lindim Jusufit, Besim Bublices, Nehat Rexhepit, Xhevdet Spahiut dhe Nehat Rexhepit, për kontributin e tyre, që po bëjnë të ruhen rrëfime e kujtime edhe nga momente tjera.
Bern, me 24 Gusht 2021
Koritë/Gostivar, me 4 Gusht 2021
Kasam Selimi
Gazetar i www.radiovala.com
Информация по комментариям в разработке